
Lojtarët e Fc Malaga kanë veshur fanella para ndeshjes me Numancia fanella me mbishkrimin 'Lutuni për Shqipërinë'. Mesazhi ishte shkruar e zeza mbi të bardhë në anglisht në bluzat e tyre, aty ku luajnë dhe dy lojtarët shqiptarë Armando Sadiku dhe Keidi bare.
Shumë ekipe në gjithë botën janë solidarizuar me familjarët e viktimave nga tërmet 6,4 ballë i 26 nëntorit në Shqipëri por ky është reagimi i parë nga Spanja. Ndërkohë FC Malaga në faqen zyrtare shkruan: "Sonte donim të hidheshim në fushë në Lojs Pajaritos me një mesazh mbështetjeje për viktimat e tërmetit në Shqipëri"
Lajmi kryesor:
SOLIDARITET/ Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët? (VIDEO)












