SOLIDARITET/ Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët? (VIDEO)

SOLIDARITET/ Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët? (VIDEO)

Flamuri Kombetar i shpalosur ne nder te viktimave

Biznesmenët dhe sipërmarësit janë bërë bashkë dhe kanë ofruar streh në çadra, qendra banimi, por edhe në hotele në shenjë solidariteti. Shumë donatorë të vegjël dhe të mëdhej kanë investuar në vlera monetare dhe ndihma materiale për lehtësimin sadopak gjendjen që të prekurit nga tërmeti po kalojnë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Vogëlushi Ajki dhuron derrkucin prej balte me kursime për familjen e prekur nga tërmeti

Mijëra qytetarë brenda dhe jashtë vendit janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që goditi vendin tonë, duke ofruar ndihmë sipas mundësive të tyre.

Një ndër gjestet që ka tërhequr vëmendje, është ai i një djali të vogël, i cili ka vendosur që kursimet e veta t’ia japë familjes Nozlli në Vaqarr të prekur nga tërmeti.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vlerëson veprimin e tij shembullor përmes videos, ku vogëlushi shfaqet duke i dhënë vajzës derrkucin prej balte të mbushur me monedha.

“Janë kursimet e mia, është dhuratë nga ana ime", ka thënë vogëlushi me emrin Ajki Nurka.

Më pas i shoqëruar nga forcat zjarrfikëse, ai ka thyer derrkucin prej balte duke nxjerrë jasht monedhat.

Ajki është një ndër shembujt që duhet ndjekur nga të rritur e të vegjël.

 

Ora 22:34
Gjesti human/ Emigranti në Greqi dhuron shtëpinë në Cërrik: Mund të rrinë edhe 3 vjet brenda, s'dua asnjë lek

Solidariteti i shqiptarëve nuk ka kufij. Shqipëria po lëngon nga fatkeqësia natyrore, por fatmirësisht shqiptarët po e mbajnë ende në këmbë, pa u rrëzuar.

Një gjest human vjen nga në emigrant në Greqi, Gentian Toska. Ai ka një shtëpi në Cërrik dhe tha se është i gatshëm që ta dhuroj për një familje që është prekur nga tërmeti.

"Përshëndetje quhem Gentjan Toska. Jetojmë në Greqi. Dhuroj shtëpinë për familjarët e prekur na tërmeti. Shtëpia ndodhet në Cërrik edhe tre vjet të rrinë brenda nuk dua asnjë lekë. Ju faleminderit. 00306979876683", shkruan Toska, teksa ka sjellë edhe foto në inboxin e Shqiptarja.com nga shtëpia e tij dy katëshe.

Ora 21:06
Humbi familjen 3 vite më parë, shqiptari nga Kanadaja dhuron autoambulancë për banorët e prekur nga tërmeti

1574985920_durresnena.jpg

Një shqiptar që jeton në Kanada, ka marrë përsipër në shenjë solidariteti që të sjellë në vendlindjen e tij, Mamurras, një autoambulancë në ndihmë të banorëve.

Ramiz Vokshi është shprehur se është ndjerë thellësisht i prekur nga kjo tragjedi, pasi tre vite më parë në një aksident të rëndë në Kanada, humbi gruan, vajzën dhe mbesën e vogël.

Dorëzimi i kësaj ambulance do të bëhet pranë autoriteteve në Mamurras.

Në vitin 2016, ndërsa po ktheheshin nga një park lojërash, ai u aksidentua rëndë me makinë dhe humbi jetën 35-vjeçarja Valbona Vokshi, vajza e Ramizit, vajza e saj Isabela Kuçi 5 vjeçe dhe bashkeshortja e tij  55 vjeçarja Xhemile.

Pas makinës së tyre ndodhej në një tjetër automjet motra e Valbonës me djalin dy vjeçar, të cilët u përfshinë në aksident por mbijetuan.

Kjo shenjë solidariteti është në emër të familjes Vokshi që ndërruan jetë 3 vite më parë.

Foto nga autoambulanca
Ora 19:45
Armand Duka u kërkon drejtuesve të UEFA-s ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

1522340150_dUKA.jpg

Presidenti i FSHF Armand Duka ka marrë pjesë në ceremoninë e UEFAS për hedhjen e shortit për Euro2020 dhe nuk ka hezituar të flasë dhe për gjendjen në Shqipëri pas tërmetit.

Duka shkruan se ka diskutuar me drejtuesit më të lartë të UEFA-s me qëllim sensibilizimin për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti, mes tyre dhe ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.
Presidenti i FSHF shkruan se u ka treguar për gjendjen e jashtëzakonshme nga tërmeti në Shqipëri edhe presidentëve të futbollit të vendeve europiane, në mënyrë që ata të apelojnë te qeveritë e tyre për ndihma.

Gjatë pjesëmarrjes time në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, gjeta mundësinë të flas me drejtuesit më të lartë të UEFA-s me qëllim sensibilizimin për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. Bisedova nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën emergjente në Shqipëri dhe i kërkova mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.

Takova dhe fola nga afër me disa nga homologët e mi, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u kam kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre”, shkruan Presidenti Armand Duka.

Postimi i Dukës
Ora 16:21
Ish-sulmuesi i Romës, Baldieri mbledh ndihma për personat e prekur nga tërmeti

1575127361_ba.png

Ish-sulmuesi i Romës, Leces, Pisas dhe Avellinos ka vendosur të ndihmojë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai u ka bërë të gjithëve thirrje që të japin ndihmën e tyre me artikuj ushqimorë apo veshje që do t’i dërgohen popullit shqiptar.

Sipas mediave italiane, shumë njerëz të Salentos dhuruan rroba dhe ushqim për personat e goditur nga tërmeti.

"E enjte 28 dhe e Premte 29, ne do të organizojmë mbledhjen e rrobave dhe sendeve elementare që do të dërgohen në Shqipëri.

Kushdo që merr pjesë do t’i ofrohet në mënyrë simbolike një kafe falënderimi në barin tim”, ka shkruar ai në profilin e tij personal.

Një gjest si i Paolo Baldieri sigurisht vlen më shumë se çdo gol i shënuar në karrierën e tij të shkëlqyer.

Ora 15:50
Big Market 100 000 € për familjet e prekura nga tërmeti: Bashkë mundemi


Big Market ka zgjedhur të jetë pranë familjeve të prekura nga tërmeti në këto momente të vështira që po kalojnë. '

Duke parë nevojat urgjente që këto familje kanë dhe sa i rëndësishëm është kontributi i gjithsecilit ne i bashkohemi thirrjes për të kontribuar në këto ditë të vështira duke dhuruar 100 000 € në llogarinë e krijuar për tërmetin.

Gjithashtu ashtu sikundër kemi bërë që nga dita e parë do të jemi pranë jush çdo ditë duke ofruar ndihma materiale dhe ushqimore për tua lehtësuar sadopak situatën. Bashkë mundemi!'.

 

Ora 23:04
Me zemrën e ndërtuar nga qirinjtë dhe në mes të flamurin shqiptar, ndizen qirinj në 'Piazza Duomo'

Edhe në Milano, në sheshin “Piazza Duomo” janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit të së martës më 26 nëntorit 2019. Me zemrën e ndërtuar nga qirinjtë dhe në mes të flamurin shqiptar, dhjetëra njerëz janë solidarizuar me Shqipërinë.

Ora 22:58
Fanella me mbishkrimin 'Lutuni për Shqipërinë', klubi spanjoll solidarizohet me gjestin domethënës

1575064977_Screenshot31.jpg

Lojtarët e Fc Malaga kanë veshur fanella para ndeshjes me Numancia fanella me mbishkrimin 'Lutuni për Shqipërinë'. Mesazhi ishte shkruar e zeza mbi të bardhë në anglisht në bluzat e tyre, aty ku luajnë dhe dy lojtarët shqiptarë Armando Sadiku dhe Keidi bare. 

Shumë ekipe në gjithë botën janë solidarizuar me familjarët e viktimave nga tërmet 6,4 ballë i 26 nëntorit në Shqipëri por ky është reagimi i parë nga Spanja. Ndërkohë FC Malaga në faqen zyrtare shkruan: "Sonte donim të hidheshim në fushë në Lojs Pajaritos me një mesazh mbështetjeje për viktimat e tërmetit në Shqipëri" 

 

Ora 22:40
Përveç 20 apartamenteve nga 'Gener 2'/ Familja Ulaj dhuron 1 mln euro për të prekurit nga tërmeti

Familja Ulaj dhuron 1 milion euro për familjet e prekura nga tërmeti. Përveç ndërtimin të 20 apartamenteve ku do të strehohen plot 20 familje që kanë mbetur në qiell të hapur, Bashkim Ulaj ka njoftuar se do të kontribuojë edhe me 1 mln euro.

“Vëllezërit, motrat, fëmijët tanë dhe unë Bashkim Ulaj kemi vendosur t’i gjendemi pranë njerëzve që i humbën të gjitha duke përcjellë 1 milion euro në fondin e solidaritetit shqiptar! Jam i vetëdijshëm se në peizazhin katastrofik që la tërmeti mbi territore të tëra të Atdheut tonë të dashur, duhen shumë më tepër se kaq.

Prandaj edhe urojmë dhe shpresojmë që edhe ky kontribut i yni, si i shumë të tjerëve deri tani, të vlejë si një nxitje më shumë që gjithkush të kontribuojë me sa ka mundësi. Ne nuk do të ikim nga ky vend dhe nuk do t’i ikim asnjë përgjegjësie sociale për këtë vend. Po mendojmë çfarë mund të bëjmë më tutje dhe po lutemi që Zoti të ndihmojë që Shqipërisë t’i kthehet buzëqeshja pas kësaj tragjedie krejt të pamerituar”, tha Ulaj . 

Ora 22:01
Ngjyrat kuqezi 'pushtojnë' botën në një moment të trishtë! Kupola e kishës 'San Gaudenzio' në Itali ndriçohet me ngjyrat e Shqipërisë (FOTO)

Kupola e kishës “San Gaudenzio” në Novara të Italisë ndriçohet me ngjyrat e Shqipërisë. Italia ka qenë një nga shtet mike që ka nihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit të banorëve që ishin nën rrënoja nga tërmeti tragjik i së martës, por kjo nuk ka mjaftuar. Solidariteti i tyre me popullin shqiptar është i përmasave më të mëdha. Kupola e kishës në këtë qytet është ndriçuar me ngjyrat e Shqipërisë dhe do të vijojë këty për tri ditë-netë rresht.

Një gjest simbolik i bashkisë sonë për të shprehur solidaritetin e plotë me atë që po përjeton Shqipëria”, tha kryebashkiaku Alessandro Canelli. “Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupolën simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë”, tha kryebashkiaku Canelli.

 

Ora 21:58
Gjirokastritët hapin dyert e shtëpive, strehojnë 615 banorë të prekur nga tërmeti

Qarku i Gjirokastrës nuk është prekur shumë nga tërmeti, por nuk është distancuar nga pjes e tjetër e Shqipërisë solidare.  Ajo ka hapur dyert për banorët e qytetit të Durrësit, ku plot 615 persona janë strehuar në hotele, apo banesa private.

1. Bashkia Gjirokastër:
- Në 5 familje të ndryshme janë strehuar 14 veta.
- Ne hoteleri nuk raportohen.
- Cadra nuk ka.

2. Bashkia Permet:
- Ne familje nuk ka informacion.
- Ne hoteleri janë sistemuar 37 persona.
- Cadra nuk ka.

3. Bashkia  Dropull:
-  Në hoteleri nuk ka te strehuar.
- Cadra nuk ka.

4.Bashkia Kelcyre:
- Ne familje jane 450 vete;
- Ne hoteleri jane strehuar 68 veta (nga Durresi, Shijaku dhe Sukthi) te strehuar.
- Cadra nuk ka.

5.Bashkia Memaliaj:
- Ne hoteleri nuk ka familje te strehuar.
- çadra nuk ka.

6.Bashkia Tepelene:
-  Nuk ka te akomoduar.
- Ne hoteleri nuk ka te strehuar.
- Nuk ka  cadra.

7.Bashkia Libohove:
- Nuk ka te akomoduar.
- Ne hoteleri nuk ka  te strehuar.
- Nuk ka  cadra.

Ora 21:50
Dogana heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma humanitare

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

"DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor. Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga tërmeti", njofton Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Ora 21:15
Tirana International Airport dhuron 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot se ka dhuruar 1 milion euro për të përkrahur ndihmat lehtësuese për njerëzit e prekur nga tërmeti me magnitudë 6.4 që ra në afërsi të Durrësit dhe Tiranës më 26 nëntor.

"Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe China Everbright Limited shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për viktimat e kësaj tragjedie dhe lutjet tona të përzemërta shkojnë për çdo shqiptar që është duke vuajtur gjatë këtyre ditëve të trishtueshme," u shpreh Kryetari i Këshillit Administrativ të TIA-s, Z. Richard Hu, në emër të China Everbright Limited.

"Bazuar në shkallën dhe kompleksitetin e kësaj emergjence, Aeroporti do të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë me një fond prej 1 milion eurosh si ndihmë për t’iu përgjigjur prioriteteve kryesore të përcaktuara nga Qeveria dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë," shtoi z. Hu.

Stafi i TIA-s ka organizuar një ekip vullnetarësh që po ndihmojnë njerëzit e strehuar në kampet që janë ngritur dhe kanë menaxhuar me sukses operimet e fluturimeve ushtarake të cilat sjellin ndihma humanitare nëpërmjet Aeroportit. Këto operime po vijojnë pa probleme.

Ora 19:48
Kryeministri Rama përcjell tragjedinë e tërmetit përmes fotos domethënëse bardh e zi

1575053400_ra1.png

Kryeministri Edi Rama ka ndërruar foton e profilit në rrjetin social Facebook.

Ai ka vendosur një foto, ku shfaqet me një nga nënat e prekura nga tërmeti i fuqishëm i datës 26 nëntor.

Kryeministri shfaqet i përqafuar me nënën, e cila qan për jetët e humbura nën rrënoja, duke i dhene mbështetje morale.

Rama ka përdorur efektet bardh e zi për foton, nisur edhe nga simbolika e tragjedisë që pllakosi Shqipërinë.


Postimi i Ramës
Ora 18:33
‘Të ndezim një qiri për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti!’, thirrja për të gjithë qytetarët

Mbrëmjen e sotme të bëhemi të gjithë janë mbledhur në një marshim në nderim të jetëve të humbura dhe të të prekurve nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kjo thirrje po qarkullon nëpër rrjetet sociale duke bërë thirrje që sa më shumë persona të bëhen bashkë dhe të bëjnë një ecje simbolike, e ku më pas të ndezin qirinj te sheshi "Skënderbej" në shenjë nderimi dhe respekti.

"Sot në orën 18:00 të bashkohemi në një tubim nga sheshi "Nënë Tereza" drejt sheshit "Skënderbej", në nderim të jetëve të humbura dhe të prekurve nga tërmeti, të ndezim qirinjtë në shenjë solidariteti", shkruhet në thirrjen e shpërndarë.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas viktima, të plagosur dhe shumë banesa të rrënuara, por shqiptarët dhe jo vetëm janë bërë bashkë për t'i dhënë sa më shumë forcë të prekurve.

Ishin jetë të pafajshme që u prenë në mes nga një forcë më e madhe dhe e paparashikueshme.

U la përgjysëm një ëndërr, një jetë, një dasmë apo një fjalë që nuk u  tha kurrë.

Gjithashtu edhe në qytetin e Vlorës janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi për jetët e humbura në tërmetin e mëngjesit të së martës.

Edhe pse jemi në ditë festash kombëtare, 28 dhe 29 nëntori është kthyer në ditë zie për të gjithë shqiptarët.

E gjithë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që i ndodhi vendit tonë dhe ka shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar.

Ora 17:52
Klubi 'Tirana' ndihmon 80 familje në nevojë në Ndroq pas tërmetit

1574957260_WhatsAppImage20191128at16.04.25.jpeg

Pas shumë solidarizimit të skuadrave të futbollit shqiptare dhe botërore, edhe klubi i futbollit Tirana ka vijuar fushatën humanitare duke nisur drejt Ndroqit nje numër të madh ndihmash për 80 familje në nevojë.

Ata kanë trokitur ne dyert e shtëpive të rrezikuara për të dhuruar dyshekë, batanije, veshje, ushqime dhe materiale higjenike per familjet në nevojë.

Ne nuk do ndalemi. Me shume se nje klub futbolli. Ne jemi Tirona!”, kanë shkruar ata në faqen zyrtare.

Postimi i klubit Tirona
Ora 17:15
Kurti: Shqipëria sot nuk i fshihte trishtimin dhe lotët, por nuk ishte e gjunjëzuar


Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se për shkak të katastrofës natyrore, nuk ka qenë e mundur të festohet dita e pavarësisë së Shqipërisë dhe as dita e çlirimit.

“E megjithatë, Shqipëria që vizituam në mëngjesin e sotëm, edhe pse nuk e fshihte trishtimin e lotët, nuk ishte e gjunjëzuar. Populli i Shqipërisë e ai i Kosovës, si dhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës e diasporës të gjithë janë bërë bashkë për t’ua lehtësuar dhimbjen familjarëve të atyre që fatkeqësisht kanë humbur jetën prej tërmetit, por edhe atyre qindra personave të lënduar e të traumatizuar, e shumë të tjerëve që janë dëmtuar ekonomikisht, një pjesë e mirë duke mbetur edhe të pastrehë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ora 17:10
Ushtarët shqiptarë dhe aleatët në Afganistan kontribut për të prekurit nga tërmeti tragjik

Ushtarët shqiptarë që ndodhen me mision në Afganistan, por edhe miqtë e aleatët i janë bashkuar kontributit simbolik të fondeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.  "Solidariteti i jashtëzakonshëm i këtyre ditëve është shtrirë deri në Afganistan. Miqtë dhe aleatët tanë po kontribuojnë simbolikisht për të prekurit nga tërmeti, edhe në mbledhjen e fondeve që kanë nisur ushtarakët tanë me mision në Kabul" thotë ministrja Olta Xhaçka.

Ora 17:07
Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët?

Një "tronditje" për politikanët vjen nga biznesmeni nga Elbasani, Gjergj Luca. Teksa dha kontributin e tij për familjet e prekura nga tërmeti, ai ka bërë për dush të ftohtë për të gjithë përfaqësuesit e politikës.

"Këta politikanë që kanë nga dy-tre shpia që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s'i japin lirojnë ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët. Cili nga ata e kanë hapur shpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë. Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo. Të japin një ditë pune. Le të marrim një nismë, që 6 muaj këtë tatim fitimi 50% t'u shkojë këtyre familjeve në nevojë për ndërtimin e banesave të prekur nga tërmeti. Zoti  ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe", tha ai.

Ora 16:42
Vullnet Sinaj: Përveç pagës si deputet, si biznesmen jap 100 mln lekë për të prekurit nga tërmeti

Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj ka dhënë 100 mln lekë (të vjetër) për familjet e prekura nga tërmeti. Nga qyteti i Elbasanit, aty ku janë bërë bashkë politikanë, krerët e bashkësive fetare, PD dhe PS, Sinaj tha se përveç pagës së tij si deputet, do të kontribuojë në mënyrë të veçantë edhe si biznesmen. Për Sinën, kjo e keqe e madhe nxori në pah një të mirë...tregoi që të shqiptarët janë të gjithë bashkë.

"Ndonjëherë thuhet që e keqja dhe e mira rrinë shumë afër dhe sot në këtë ditë, shkoj që e keqja e tërmetit na ka bërë të gjithë bashkë. Doja të shprehja trishtimin tim, hidhërimin, ngushëllimet e familjarëve që kanë humbur familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre, të falenderoja trupat e specializuar që erdhën nga vendet mike. Unë në politik kam hyrë nga biznesi, para një ditë grupi i PS vendosi që të linte pagën e nëntorit për të ndihmuar familjet e dëmtuara, por mua nuk më shkonte kaq për shtat. Veç asaj rroge do të jap edhe 100 mln lekë të vjetëra nga llogaria ime personale. Me gjithë zemër, ftoj të gjithë ata që kanë mundësi sado të kenë mundësi të kontribuojnë. Shpresoj që Zoti të mos na vërë më në vështirësi për të treguar që jemi bashkë", tha Sinaj.

Ora 16:02
Ushtria e Kosovës nisi kontingjentin me pajisje për strehim në Shqipëri

Mësohet se gjatë mesditës së sotme, Ushtria e Kosovës ka nisur një kontingjent me pajisje strehimi në drejtim të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant Rrahman Rama, FSK-ja ka nisur sot kontingjentin e parë me pajisje ushtarake fushore.

Për shkak të katastrofës nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertet shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim.

Kontingjenti i FSK-së, i cili do mbërrij gjatë ditës përmban tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse të cilat do të dorëzohen në shtabin e Krizës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të FSK-së.

Ora 13:32
Veliaj: Mos sillni rroba, duhen batanije dhe ushqime që konsumohen sot për sot! Ja ku mund të kontribuoni

1575030998_thumbnailVeliajgjateinspektimittemagazinavetendihmaveneFarke2.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj theksoi se falë solidaritetit që treguan qytetarët, edhe Tirana ka përmbushur nevojat për veshmbathje, ndërsa bëri thirrje që kush ka mundësi të kontribuojë me shtretër, batanije e ushqime. “Kemi ezauruar të gjitha nevojat për veshmbathje. Pra, kemi mjaftueshëm xhupa, pulovra, triko dhe të brendshme, për nevojat e Tiranës. Prandaj, ju lutem mos sillni rroba dhe tesha. Ajo që në fakt na duhet janë batanijet, të cilat nuk mjaftojnë tani që afron dimri, shtretër portativë, dyshekë, dhe jorganë. Edhe për ushqime kemi nevojë, kryesisht na duhen ushqime që nuk prishen, pra jo gjëra që konsumohen për sot, por gjëra që kanë një afat skandence fundin e vitit 2020, që të sigurohemi që gjatë gjithë këtyre muajve të kemi mjaftueshëm rezerva në magazinë, për të adresuar edhe familjen më periferike të Tiranës së madhe, sidomos në zonat e fshatit, ku kemi edhe problemet më të mëdha”, shtoi Veliaj.

Gjithashtu, ai falenderoi të gjitha ato subjekte private e figura të njohura publike që kanë dhënë shembullin e tyre për të ndihmuar rimëkëmbjen dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara. “Dua të falenderoj shumë Rita Orën, që mori përsipër të adoptojë një shtëpi dhe një familje. Sikur të gjithë ta bënin këtë, atëherë besoj se përpara Krishtlindjes e Vitit të Ri, do të përmbushim një pjesë të madhe të nevojave dhe besoj se kush ka një emër publik, që mund të mbledhë energji financiare apo ndihmash praktike, ta shfrytëzojë. Kjo është dita për të dhënë të gjithë nga një dorë. E bëri Rita, jam i sigurt se mund ta bëjnë edhe plot personalitete të tjera që i kanë mundësitë. Mezi pres që këtë sfidë ta kthejmë në një oportunitet, që Tirana, Shqipëria, të ngrihet më e fortë se ç’ishte para tërmetit”, tha Veliaj.

Ai u bëri apel qytetarëve që të kontribuojnë edhe pranë portalit të qeverisë E-Albania me vlera monetare për të siguruar rindërtimin e zonave pas këtij momenti të parë të vështirë. Mandej shtoi se Bashkia e Tiranës ka ngritur në këmbë gjithë sistemin e saj të emergjencës dhe menaxhimin me transparencë të të gjitha ndihmave të qytetarëve apo subjekteve të ndryshme.

“Jemi në magazinat kryesore të Farkës, ku pasi kemi marrë ndihma nga qytetarët, bëjmë një seleksionim sipas veshjeve, sipas masave, sipas nevojave që ka çdo familje, dhe pastaj nga magazina qendrore shpërndahen në të 27 njësitë tona, ku kemi magazinat e vogla, dhe më pas në secilën familje. Kemi një sistem transparent, jemi shumë mirënjohës për gjithë qytetarët që dhuruan, por mënyra më e mirë për të thënë mirënjohjen, nuk është duke përsëritur faleminderit, por duke treguar përgjegjshmëri dhe besnikëri, sesi menaxhojmë të gjithë bujarinë dhe dashamirësinë e tyre. Kemi një databazë, çfarë hyn në magazinë, çfarë del, dhe pastaj i rakordojmë me çdo gjë që shpërndahet në njësi, ku do ta firmosë edhe banori që ka marrë ndihmën”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri të ditur gjithashtu se Tirana përveç plotësimit të nevojave të veta, do të kontribuojë edhe për zonat më të prekura jo vetëm me ndihma, por edhe me kapacitete njerëzore për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate.

Ora 11:59
Shoqatat e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës: Ofrojmë ndihmë për riparimin e ndërtesave, jemi në dispozicion 24 orë

1574945864_thumanafotoja.jpg

Shoqatat e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës bëjnë me dije se marrin përsipër të ofrojnë ndihmën e tyre solidare për riparimin e ndërtesave të dëmtuara menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse për të shmangur çdo të papritur. Ata shprehen se janë në dispozicion solidar 24 orë pa ndërpreje.

Deklarata:

Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës janë të mbërthyer nga dhimbja që shkaktoi tërmeti i fundit dhe valët goditëse të këtyre ditëve mbi një pjesë të vendit, por sidomos në qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës.

Jemi të pikëlluar nga tragjedia masive njerëzore, dhe po përcjellim me ankth dhe shqetësim momentet në kërkim të të gjallëve të mundshëm nën gërmadhat e pallateve, banesave dhe godinave të shembura. Ndajmë me çdo pjestar të familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre dhimbjen dhe ngushëllimet tona.

Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës konfirmojnë se janë në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të tërmetit të ketyre ditëve. 

Në vijim të  solidaritetit të fuqishëm njerëzor në ndihmë të të prekurve nga tragjedia natyrore, Shoqatat tona marrin përsipër të ofrojnë ndihmën e tyre solidare për riparimin e ndërtesave të dëmtuara menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse për të shmangur çdo të papritur.

Për çdo person apo organizëm shtetëror, qendror dhe lokal, të interesuar për ndërhyrje në riparimin të demtimit të pallateve, banesave dhe strukturave të ndryshme, Shoqatat tona bëjnë me dije se do të jenë në dispozicion solidar 24 orë pa ndërpreje në këto adresa:

Telefon: 00355 69 4091 670

Email: [email protected]

Sëbashku, të gjithë ne si shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në këto kohë të vështira dhe të bashkohemi në këtë datë kaq të rëndësishme për ne, më 28 nëntor, ditën e flamurit tonë kombëtar.

Ora 11:35
'I gjalli e ka një derman', shkodrani hap dyert e hotelit që ka me qira, për 150 persona: Do ndaj me ju atë që kanë edhe fëmijët e mi

1575023789_shkodran.jpg

Një biznesmen nga Shkodra ka hapur dyert e hoteli të tij për banorët e Thumanës të cilët kanë mbetur në qiell të hapur pas dëmeve të pësuara nga tërmeti. Në hotelin e tij do të strehohen rreth 150 persona. Ndonëse një biznes të cilin ai vetë e ka me qira, ai ka vendosur të ftojë banorët e pastrehuar. Biznesmeni thotë se nuk i premton luks por do t'i ofrojë atë që kanë edhe fëmijët e tij.

"Në vërtetë kemi qenë në Shkodër, por duhet të keni bindjen e plotë se kemi jetuar me shqetësimet tuaja. Ju kemi ndjekur në televizor me një keqardhje të madhe por më në fund kemi vendosur të vijmë në Durrës dhe t'iu shohim hallet dhe shqetësimet tuaja. Urojmë të jeni mirë me njerëzit e shtëpisë. Na vjen keq për jetët e humbura ndërsa për ju, ne i themi se i gjalli e ka një derman. Menduam që t'iu sjellim pranë familjes sonë. Nuk ju sjellim për luks, por për të ndarë atë që ndajmë me fëmijët e mi. Ky është qëllim ynë. Ky është një hotel që ne e kemi me qira. Ne punojmë këtu dhe menduam që këto ditë ta vëmë në dispozicionin tuaj", tha biznesmeni.

Ora 11:34
Komuna e Obiliqit akordon 15 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti


Komuna e Obiliqit ka ndarë 15 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Me një minutë heshtje për të gjithë njerëzit që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri, filluam seancën e jashtëzakonshme sot. Në këtë seancë aprovuam me gjitha votat për, kërkesën time për ndarjen e mjeteve financiare prej 15,000.00€ për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri”, ka shkruar në Facebook, Xhafer Gashi, kryetar i komunës.

“Bashkëndjejmë dhimbjen me ju Shqipëri!”.

Ora 11:16
“Mbahu Shqipëri, se nuk thyhesh dot Ti!” Nxënësit nga Tetova mesazh prekës (VIDEO)

Dita e Flamurit e gjeti Shqipërinë në dhimbje, pas tërmetit të së martës, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona, e qindra të tjerë u plagosën.

Një gjest prekës, kanë bërë nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Mosha Pijade”, të cilët kanë shpalosur një flamur gjigant në nderim të festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe në shenjë solidaritet për viktimat nga tërmeti.

Ata kanë kënduar Himnin e Flamurit, e ndërsa kanë formuar me koreografinë e tyre.

Në fund të videos shkruhet:

Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri!

Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë.

Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme Medicinale bashkëndjejmë dhimbjen me ty!

Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!

Ora 10:03
Qytetarët e Kosovës vijojnë të solidarizohen duke mbledhur ndihma

Qytetarët e Kosovës vijojnë të solidarizohen duke mbledhur ndihma për familjet e dëmtuara nga tërmeti i magnitudës 6.4 të shkallës Rihter që goditi të martën Shqipërinë. Të shumtë janë ata që u janë drejtuar pikave të grumbullimit të ngritura në qendër të Prishtinës për të kontribuar.

Disa pronarë biznesesh do të japin si kontribut të gjitha fitimet e mbledhura nga shitjet në ditët e festës kombëtare.

Në Prishtinë kanë mbërritur edhe shumë autobusë me banorë nga Durrësi të mbetur të pastrehë nga shembjet e banesave.

Ata do të strehohen në ish-kazermën ushtarake të trupave gjermane të KFOR-it në Prizren, ku kushtet e akomodimit, sipas drejtuesve lokalë janë optimale.

Ora 09:54
Vullnetarizmi ka nevojë për dy ushtritë tonë, për dy policitë tona në mënyrë që rezultatet të jenë më të mira

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat nga zonat e tërmetit në Durrës tha se që mos ketë një krizë humanitare duhet ndihma e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Vullnetarizimi tha Kurti është i rëndësishëm, por kjo duhet të ndihmohet nga institucionet e dy vendeve.

Albin Kurti: Dëgjojmë për familje të ndryshme nga zona e Durrësit që kanë ardhur në Kosovë, por ne duhet ta ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin, për këtë populli prin dhe jo politika. 

Vullnetarizmi ka nevojë për dy ushtritë tonë, për dy policitë tona në mënyrë që rezultatet të jenë më të mira. 

Pushtet vendore do të ndihmojnë me statistika më të mira, ndërkohë populli po e kryen punën e bujarisë dhe mirëpritjes.

Populli po tregon solidaritet dhe do të duhet që institucionet dhe qeveritë ta organizojnë sa më mirë këtë gjë. 

Nuk duhet të bjerë përkushtimi sepse mund të duket që ka rënë rreziku. 

Njerëzit duhet të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë, edhe pse në kushte më të vështira. 

Që të mos kemi elementë të ndonjë krize humanitare duhet që institucionet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri edhe qendror edhe vendore ti ndihmojnë shqiptarët pa dallim sa më shumë. 

Ora 09:40
Haradinaj: Parku Inovativ ka hapur dyert për bashkëkombësit tanë të dëmtuar nga tërmeti

“Parku Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren, është hapur për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen”, kështu tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se është ndërtuar një Trup Koordinuese e nivelit qendror të Qeverisë, të Ministrisë së Brendshme, të Agjencive që janë të specializuara për temat e të zhvendosurve, për pranimin dhe integrimin e tyre.

Ndër tjerash, Haradinaj bëri të ditur se ambasadori gjerman, Qeveria gjermane bashkë me Gizzin gjerman janë afruar po ashtu për kujdes dhe përkrahje.
“Aktualisht e tha edhe kryetari Haskuka, i kemi 180 të vendosur, kapaciteti është diku rreth 500. Ka edhe aspekte të tjera administrative që do t’i shikojmë në ditët në vazhdim “, bëri të ditur kryeministri në detyrë Haradinaj.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se janë të gatshëm të sigurojnë çfarëdo ndihme që nevojitet  për ata që janë prekur nga tërmeti në Shqipëri dhe theksoi se në kamp tashmë gjërat janë rregulluar dhe se nga tani do të shohin se si po vazhdon situata në ditët në vazhdim. 

Ora 09:29
Oda Ekonomike e Kosovës 100 ton ndihma për të prekurit nga tërmeti


4 maune , 4 kamione dhe 3 autobusë mbërritën në Shqipëri të shoqëruara nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ndihmat që u siguruan nga subjektet private që bëjnë pjesë në Odën Ekonomike të Kosovës përbëhen nga 100 ton ushqime gjysmë të gatshme, produkte higjienike, veshmbathje dhe batanije.

Mes ndihmave të siguruara nga Oda Ekonomike e Kosovës ishte edhe një kuzhinë e lëvizshme dhe 100 vullnetarë me kapacitet për 10 mijë racione ushqimi të ngrohtë në ditë, për 7 ditët e ardhshme.

Kjo ndihmë u bë e mundshme edhe falë bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë dhe kërkesës për mbështetje, që kryetarja Ines Muçostepa, u bëri për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

Ndihmat e ardhura nga Kosova u dorëzuan në magazinat e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe u pritën nga zv Ministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi dhe zv Ministrja e Finances dhe Ekonomisë znj. Belinda Ikonomi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran sjehu: 01/12/2019 12:30

    Po ik o Luce se ke ter jeten ke shit drog o legen servil

    Përgjigju
  • Shpati: 29/11/2019 23:17

    Po çfare dushi ka bere ky shfrytezues qe i paguan punetoret me page minimale!!!!! I takon ketij demagogu te jape kontribut per te demtuarit sepse eshte i priviligjuari qeverise. Taulantin e ka ne krah dhe ka fituar aq shume keto 7 vjet sa per 30 vjet. Ik o Luce

    Përgjigju
    • free: 30/11/2019 22:27

      ta dha pjaten e corbes Saliu ty, pis njeri edhe atij qe jep do tia nxish.

  • tini: 29/11/2019 17:37

    Respektoj kritikat e merituara te Gjergj Luces per politiqenet tane ,si dhe punetoret e kompanise se tij ,qe do japin nje dite rrogen per te pastrehet e termetit ,por dua te di si bisnesmen qe eshte vet ai sa do japi ? Disa kompani dhe bisnesmen duhet te falenderohen per milionat qe dhane personalisht ,dhe llogjika te con se keto miliarda qe kane jane se rrjedhoj e blerjeve te ketyre mijera fatkeqeve qe sot kane problem madhor.

    Përgjigju
    • free: 30/11/2019 22:26

      ta ka shkrujt bre sa do japi...po ti shif a ke dhon gjo vet, dhe po spate sprish pune mjafton ta kesh zemren e mire.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen