Një vajzë 26 vjeçare e quajtur Katie Aini pretendon se është fansja më e madhe në botë.

Ajo ka shpenzuar 16 vitet e fundit të jetës së saj dhe 40.000 $ për të ndjekur personazhin e saj të preferuar Harry Potter.

Katie është nga lugina Simi në Kaliforni dhe u obsesionua pas Potterit në moshën 11 vjeçare kur motra e saj i rekomandoi që ta lexonte në libër.

harry potter

Ajo ka qenë në filmat premierë, ka të gjitha librat dhe revistat që janë shkruar për Harry Potter dhe ka çdo send origjinal që ka lidhje me Potterin.

E pyetur për vlerën e koleksionit të saj ajo thotë se ky koleksion është shumë i çmuar për të dhe nuk ka ndërmend që ta vë ndonjëherë në shitje.

Ky koleksion është krijuar vit pas viti, shumicën i ka marrë dhuratë nga familja e saj për raste të veçanta si ditëlindje ose diplomime.

Vajza e ka takuar idhullin e saj J.K Rowling dhe ai i ka shkruar një letër.

Katie mban në krah një tatuazh me fjalët që i ka shkruar J.K Rowling dhe shkruan, “Vazhdo luftën. Ti je frymëzuese. Me dashuri dhe admirim –Jo”.

Ndërsa autografët e marra nga personazhët e Harry Potter nëpër filmat premierë ajo i ka hedhur në fletë të mëdha dhe pretendon se ata e kalojnë vlerën 3000 $.
Redaksia Online
(g.m/shqiparja.com)