ITALI – Policia italiane ka arrestuar për një ndjekjeje të gjatë një të ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Rimini të mërkurën.

Pasi indetifikuan një makinë që po ecte me shpejtësi, policia u vë në ndjekje të saj.

Por, drejtuesi nuk iu bind thirrje për të ndaluar. Policisë iu deshën disa kilometra rrugë për të bllokuar makinën e shqiptarit.

Pas kontrollit rezultoi se G.F., 23 vjeç ishte në gjendje të dehur, ndërs automjetin e kishte vjedhur pak orë më parë.

Shqiptari nuk ka dhënë shpjegime për sjelljen e tij dhe pse po drejtonte një makinë të vjedhur.

Pas verifikimeve rezultoi se ai e kishte vjedhur makinën dhe ajo i është rikthyer pronarit. Për këtë gjykata e dënoi me 10 muaj burg dhe me 200 euro gjobë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)