Fasoneritë, eksportet e veshjeve e këpucëve arrijnë 221.9 mln €! Përfaqësuesi Florjan Zekja: sektori ne vështirësi financiare

Edhe pse eksportet e sektorit të veshjeve dhe këpucëve në tre muajit e parë të vitit arritën në 221.9 milionë euro me një rritje prej 12,9 milionë eurosh në raport me një vit më parë, përfaqësuesi i sektorit të manifakturës Florjan Zekja thotë se është ende shpejt të flitet për situatë pozitive, përpos nisjes edhe të vaksinimit.

“Sektori jonë kryesisht operon me vendet e Evropës Perëndimore, dhe duke pasur parasysh që këto vende janë ende të mbyllura, nuk kemi ende ndonjë konfirmo kontratash apo një rritje të madhe të eksporteve tona. Sektori jonë ka një veçanti, pasi në momentin që kurba e rikuperimit të ekonomisë së vendeve, sektori i veshjeve e rifillon një vit më vonë. Pritshmëritë deri në fund të këtij viti nuk janë të mira, ne presim që kriza të kalojë plotësisht, procesi i vaksinimit të jetë mbarë botërorë dhe mbasi të japi efektet e para në ekonomi, në turizëm dhe në eksporte atëherë pritet që edhe sektori i veshjeve dhe këpucëve të rimarri veten”, shprehet eksportuesi Zekja.

Zekja thotë se ende nuk ka pasur riaktivizim të kontratave porositëse për këtë sektor, e për pasojë ka pasur shkurtime nga puna.

“Po shohim që disa kompani po lidhin kontrata me vende që nuk kanë qenë më parë në hartën e bizneseve tonë, siç janë SHBA dhe Kanada. Por që të kemi ndonjë konfirmim për kontrata të fuqishme dhe afatgjata nuk kemi për momentin. Ne në këto dy muajit e parë kemi pasur shkurtime në staf, por që ne shpresojmë se me hapjen e Shqipërisë dhe të hapjes së vendeve të tjera ne shpresojmë ti rimarrim punëtorët në punë përsëri. Ka disa ndërmarrje që kanë ndryshuar linjën, ka ndërmarrje që kanë pezulluar punën, ka ndërmarrje që i kanë dërguar punonjësit në zyrat e punës për të përfituar asistencën dhe situata është dinamike dhe është e vështirë që të kemi përllogaritje të qartë se sa punonjës janë larguar nga ndërmarrjet tona”, thotë Florjan Zekja.

Nga ana tjetër edhe importet kanë pësuar rritje në muajit e parë të vitit me 14.4 milionë euro, krahasuar me tremujorin e parë të 2020-ës. Volumi më i madh i importit ka qenë nga Italia, ndjekur nga Turqia, Kina dhe Greqia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur