Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda PD-së dhe lëvizjen e ish-deputetit Ervin Salianji.
I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Kadilli tha se deklaratat e Sali Berishës, në të cilat ai e cilësoi lëvizjen e Salianjit si ‘lëvizje personale’, tregoi qartë se do ta largojë Salianjin nga partia. Ai theksoi se PD sot ka shumë probleme si parti dhe ka nevojë për riformatim.
‘Nuk është se di shumë se ca ka në mendje Salianji, PD ka nevojë për tu ridimensionuar. Unë s’po dëgjoj asgjë nga Salianji, po që ta nisësh betejën duke sulmuar Flamur Nokën. Këto janë ngjarje politike sepse nuk shoh lëvizje në këtë rast. Unë s’kam dëgjuar asnjë platformë politike, çfarë mendojnë për raportet e PD me shoqërinë si do ta çlirtojnë partinë nga modeli i kryetarokratit. Këto janë platforma që veshin diçka që mund të jetë lëvizje. U kuptua kur Berisha tha kjo është lëvizje personale, pra ka agjendë private dhe u kuptua se ky njeriu s’ka punë me partinë. Kush e njeh Berishën e di që Berisha e mbyll në qoshe kundërshtarin e tij. Politika nuk bëhet me formë, por me përmbajtje dhe unë s’kam gjetur asnjë përmbajtje në ato takime. Problemet që ka sot PD janë të shumta’, tha ai.
Sipas Kadillit, përçarjet në parti lindin vetëm atëherë kur ka debate reale dhe lëvizje të brendshme, ndërsa partitë shqiptare, sipas tij funksionojnë mbi modele autoritariste.
‘Përçarjet në parti vijnë kur ka debate, mendime, lëvizje të brendshme dhe partitë tona në Shqipëri nga më e madhej dhe deri tek partia më e vogël nuk janë demokratike por janë autoritariste kanë një kryetar dhe më pas kanë militantët e tyre, s’kanë forume. Ndryshimi vjen nëse elita percepton frikën e shpërbërjes që të marr masa të forta për të larguar liderin e vet. Nëse do të largohet Berisha është se kryesia e partitë percepton një frikë për veten e vet për ekzistencën e vet dhe të partisë. Të vetmen frikën që ata perceptojnë është frika e Berishës. Ajo prej shumë kohësh është një parti e personalizuar, ajo është Salia Demokratike, jo partia’, tha ai.
Teksa u ndal tek protesta kombëtare që do të zhvillojë PD para Kryeministrisë më 22 dhjetor, Kadilli tha se Berisha nuk do të mbledh njerëz pasi nuk ka më mbështetje.
‘Qytetarët e kanë braktisur atë dhe s’kanë lidhje me këtë protestë. Në Shqipëri bëhet protesta politike, partia mbledh anëtarët e vet dhe proteston. Pushteti ndryshon kur populli thotë duam që të vijnë në pushtet demokratët sepse se duam më PS. Njerëzit e kanë kuptuar se projekti i Berishës apo rikthimi i tij në krye të partitë ka dështuar’, tha ai.
Një koment e pati edhe për autorizimin që kërkoi SPAK nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, pasi ishte pezulluar nga GJKKO.
‘Deri më sot Rama ka pasur këtë shpjegim unë dhe PS bëmë reformën në drejtësi dhe njerëzit e kanë vlerësuar edhe më tepër se Berisha e ka anatemuar e quan organizatë kriminale. SPAK është opozita e vetme e pa kapur në Shqipëri, thonë që është e kapur nga Rama, po ja që nuk qenka. Kërkesa për heqjen e imunitetit me këtë nga SPAK tregoi vendosmëri dhe profesionalizëm. SPAK e hodhi gurin e provës tani është rasti i Ramës. Sot është prova e zjarrtit për Ramën dhe për PS’, tha ai.
Komente











