Fatos Hoxha revoltohet me Bashën: PD është në buzë të greminës, në pragun e rrugës pa kthim, ta shpëtojmë! Arben Ristani: Nuk kish si ndodhte ndryshe

Fatos Hoxha revoltohet me Bashën: PD është në buzë të greminës, në pragun e rrugës pa kthim, ta shpëtojmë! Arben Ristani: Nuk kish si ndodhte ndryshe

Lulzim Basha dhe Fatos Hoxha

Me daljen e rezultateve të para që nxjerrin PS fitues, kanë filluar edhe akuzat e para nga demokratët ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha.

Një prej tyre është ish deputeti i qarkut të Kukësit Fatos Hoxha, i cili ka risjellë në facebook-un e tij një postim të 4 viteve më parë, ku paralajmëronte humbjen e radhës të PD si pasojë e vendimmarrjeve të Lulzim Bashës dhe djegies së mandateve.

“Tek sa kërkoja ngushëllim dhe shpresë për rezultatin e djeshëm, mu shfaq përpara ky status i bërë përpara fiks katër vjetëve. As më ngushëlloi, as më dha shpresë....”, shkruan ai sot.

Më poshtë paralajmërimi i ish-deputetit Hoxha për demokratët 4 vite më parë:

PARTIA DEMOKRATIKE DREJT RRUGES PA KTHIM

Dy javë më parë, teksa ndiqja me dhimbje e shqetësim zhvillimet brenda dhe rretheqark çadrës, paralajmërova se Kryetari Basha, me sjelljen e tij enigmatike dhe pa llogjikë, po e çonte PD drejt rrugës pa kthim, drejt vetpërjashtimit nga zgjedhjet, daljes nga sistemi demokratik dhe vetasgjësimit. Si demokrat i përjashtuar nga angazhimi aktiv ngulmova që demokratët ende të papërajshtuar të ngrinin zërin në forume e të kërkonin llogari, t’I bënin thirrje përgjegjshmërisë dhe arsyes, të riktheheshin në sistem e të mbronin vlerat që na bashkojnë. Për fat të keq, thirrja ime e dëshpëruar u shoqërua nga heshtja e thellë dhe e fajshme e udhëheqësisë. Udhëheqësit e PD lanë që vetpërjashtimi i PD nga zgjedhjet të ndodhte, teksa Kryetari i Partisë refuzoi dhe mbylli çdo rrugë dhe hapësirë për kompromis.

Sot PD ka hyrë në rrugën pa kthim. Në harkun e 45 ditëve PD do ta shohë veten jashtë sistemit, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, nuk do të jetë e përfaqësuar në parlament, nuk do të jetë as mazhorancë, as opozitë, nuk do të ketë më zë në kapitullin e politikës. Për shkak të vetpërjashtimit, PD rrezikon të ngelet pa seli e pa financim publik, pa përfaqësim në institucionet e pavarura e në KQZ, pa komisionerë zgjedhorë e pa numërues, pa hapësirë mediatike e pa garanci ligjore. Thjesht do të jetë jashtë gjërave, jashtë proceseve.

Kryetari Basha premtoi shtyrjen e zgjedhjeve, premtoi rrëzimin e qeverisë Rama, premtoi qeverinë teknike, premtoi reformë rrënjësore zgjedhore, me garanci supreme për votën e lirë, premtoi mbeshtetje të fuqishme euroatlantike dhe na zhgënjeu. Kryetari Basha ishte aq i sigurtë në rrugën e tij, saqë “dogji” me vetëdije çdo afat dhe procedurë për regjistrimin në zgjedhje. Kryetari i PD nuk la në këmbë asnjë alterativë, asnjë opsion rezervë. Ndaj sot PD është në buzë të greminës, në pragun e rrugës pa kthim.

Nëse udhëheqësia e PD nuk shqetësohet nga ky makth, atëherë shpresa e vetme ngelen demokratët e vërtetë. Ndaj duhet t’i bejne thirrje nevojës. Të gjejnë rrugët për të shpëtuar PD dhe shpirtin e saj opozitar, të mbajnë fushën e betejës, t’i japin zë dhe forcë opozitës, me çdo mjet dhe mënyrë që lejon ligji dhe nevoja për të shpëtuar demokracinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Rezultati negativ i PD në zgjedhje? Pas Fatos Hoxhës reagon dhe Arben Ristani: Nuk kish si ndodhte ndryshe

Pas Fatos Hoxhës, ka ardhur edhe reagimi i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD Arben Ristani i cili ka kritikuar Lulzim Bashës për rezultatin negativ në këto zgjedhje.

Ai ka thënë se rezultati nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke goditur indirekt dhe kreun demokrat. “Nuk kish si ndodhte ndryshe dhe nuk ndodhi nga budallallëku, por nga ligësia”, - shkruan Ristani.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 26/04/2021 14:04

    epo kur ka goje te flase dhe Ristani qe e "zgjodhi" kryebashkiak Bashen ne Tirane me 10 vota ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë