Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano, këtë pasdite kanë kaluar me makinën në zonën e unazës së Re, por tek "Astiri" si çdo pasdite, banorë të zonës mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë dalë në protestë kundër projektit të Unazës së Madhe. 

Banorët bllokojnë rrugën duke mos lejuar kalimin e makinave. Shumë shoferë në këta muaj të gjatë protestë kanë shprehur revoltë pasi kanë mbetur të bllokuar gjatë në trafik. Por në një foto që ka shpërndarë Partia Demokratike në grupin në Ëhatsapp, shihet ish kryeministri Fatos Nano pasagjer, teksa makinën e drejton bashkëshortja e tij Xhoana Nano. Kjo e fundit i ka përshendetur me dorë protestuesit, ndërsa Fatos Nano është fotografuar teksa jep "OK" duke bëre shenjën me dorë.