Federica Mogherini: Shpresoj që do të hapen negociatat për Shqipërinë, e meriton

Shefja e Politikës së Jashtme së BE, Federica Mogherini kërkon nga vendet e unionit që të votojnë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë. Ajo shprehet se Shqipëria e meriton, pasi ka bërë progres. 

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe ky proces është i bazuar në meritë. Kur ka progres, një gjë e tillë duhet njohur, inkurajuar dhe shoqëruar. Prandaj, unë shpresoj se vendet anëtare do të marrin vendimin e duhur. Më lejoni të them, se në Ballkan ne shohim se është bërë progres i rëndësishëm. Unë isha dëshmitare e nënshkrimit të marrëveshjes për emrin dhjetë ditë më parë, një moment historik që duhet të mbështetet.

Dje zhvillova një seancë shumë të mirë dialogu të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës që gjithashtu po shkon në një mënyrë shumë inkurajuese, të vështirë, por inkurajuese. Tani Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në që të jetë i qëndrueshëm dhe të mbajë fjalën.

Federica Mogherini

Vendimi për Shqipërinë do të merret në datë 28 qershor. Parlamenti holandez ka votuar kundër, Gjermania është pro, por me kushte, ndërsa Franca ende nuk është shprehur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet