Përshtatja e kurrikulave mësimore për  nxënësit minoritare, ka  qenë një nga diskutimet që ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka zhvilluar në analizën vjetore të Drejtorisë Arsimore rajonale në Gjirokastër.
 
Kurrikula e re për sistemin 9-vjeçar u parapri nga trajnimi i stafit pedagogjik ku gjatë tre viteve të fundit në Gjirokastër janë trajnuar për implementimin e kurrikulës me bazë kompetencën 597 mësues.
 
Premtimin e dhënë publikisht për të plotësuar dëshirën e vogëlushit me sindromën down Dhimitër Rapi për mësimin e violinës ministrja Lindita Nikolla e plotësoi duke siguruar mësuese profesioniste Elin.
 
Prej disa javësh tashmë universitetet në të gjithë vendin kanë shpallur kriteret e pranimit dhe për të sqaruar nga afër cdo paqartësi të maturantëve ministrja e arsimit zhvilloi një takim me maturantët e Gjirokastrës duke theksuar se ligji i arsimit të lartë ka sjellë një tjetër epokë në vend.

femija down i bie violines

dy.b/shqiptarja.com