Fëmijët nën 10 vjeç e transmetojnë Covid 50% më pak se të rriturit! Po rihapja e shkollave?

Fëmijët midis moshës 10-19 vjeç kanë një kapacitet transmetimi të ngjashëm me të rriturit. Hipotezat: ata më të vegjël lëshojnë më pak ajër me frymën e tyre...

Në funksion të rihapjes së shkollave, kur në shumë vende po flitet për rrezikum e eleminimit të mësimit më kohë të plotë për shkollat ​​fillorë, pyetja që shkenca po përpiqet të përgjigjet është: fëmijët a përhapin koronavirusin në mënyrë efektive?

Në muajt e fundit janë publikuar shumë studime mbi këtë temë, shpesh kontradiktore me njëra-tjetrën, pothuajse gjithmonë të kufizuara në numër dhe ndonjëherë edhe në metoda.

Në hulumtim shumë i madh i ri që vjen nga Koreja e Jugut përpiqet të japë një përgjigje. Ka një lajm tërheqës, por jo shumë pozitiv: gjithçka varet nga grupmosha.

Studimi tregon se fëmijët deri në moshën 9 vjeç e transmetojnë virusin 50% më pak se të rriturit. Por fëmijët midis 10 dhe 19 vjeç e përhapin virusin ashtu si të rriturit.

Studimi i ri ka marrë shumë komente pozitive nga komuniteti shkencor ndërkombëtar për mënyrën rigoroze në të cilën është realizuar, duke siguruar elementë të rëndësishëm të dobishëm për të kuptuar se si të orientohen institucionet para dhe gjatë vitit të ri shkollor.

Për të kryer hulumtimin u angazhua një ekip i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Cheongju, i cili analizoi rastet e 5796 pacientëve dhe rindërtuan kontaktet e secilit individ. Bëhet fjalë për afro 60 mijë njerëz që ishin kontaktuar nga 20 janari deri më 27 mars, kur shkollat ​​në vend u mbyllën.

Duke i bashkuar të gjitha të dhënat, doli se midis 60 mijë kontakteve të pacientëve rreth 10.500 ishin familjarë nga të cilët vetëm 11.8% zhvilluan infeksionin.

Duke analizuar grupmoshat e ndryshme, studiuesit zbuluan se në familjet me fëmijë të moshës 10-19 vjeç, niveli i infeksionit ishte 18.6% në krahasim me 5.3% të gjetur në familjet me fëmijë të grupmoshës 0-9 vjeç.

Studimi tregoi edhe se fëmijët nën moshën 10 vjeç kishin një aftësi përhapëse të virusit të përgjysmuar në krahasim me grupmoshat e tjera. Nuk u gjetën dallime domethënëse në përhapjen e virusit midis moshave 10-19 vjeç krahasuar me të rriturit.

Pse fëmijët më të vegjël e transmetonin virusin më pak?

Shkaqet nuk janë plotësisht të qarta, por hipoteza e studiuesve është se fëmijët lëshojnë më pak ajër gjatë frymëmarrjes dhe për këtë arsye përhapin një sasi më të vogël të grimcave virale krahasuar me të rriturit. Lartësia gjithashtu mund të luajë një rol jo të vogël në shpërndarjen e ulët të infeksionit: emetimi i ajrit më afër tokës ka më pak të ngjarë të përhapet në gjatësi krahasuar me një të rritur më të gjatë.

Padyshim fakti që ata midis moshës 10 dhe 19 vjeç kanë një kapacitet transmetimi të virusit të ngjashëm me të rriturit shtron disa pyetje, veçanërisht për kthimin në shkollë të atyre që ndjekin arsimin e detyruar 9-vjeçar dhe Shkollat e mesme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doors: 22/07/2020 10:31

    Shkollat duhet te rihapen urgjentisht -arsimi baze njehere patjeter pasi kostoja e padukshme e arsimimit eshte shume me e larte se ajo e COVID. Si mund te vijoje nje femije 8 vjec mesim online? Kush do e ndihmoje tani qe prinderit jane ne pune? Mos me thoni TVSH dhe whatsup dhe zoom se kjo eshte qesharake pasi ne shkolle nuk behet vetem mesim por dhe socializim dhe zhvillohen shume aftesi te tjera jo akademike. Lereni panikun e kote dhe mos i beni fresk qeverise por verini para pergjegjesise te marrin masat e nevojshme (mesim me turne kur klasat jane te tejmbushura) qe cdo femije te realizoje te drejten e tij per arsim CILESOR dhe GJITHEPERFSHIRES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion