Fëmijët/ Si veprohet kur kalon afati 60-ditor i regjistrimit

Fëmijët/ Si veprohet kur kalon afati 60-ditor i regjistrimit

Me dy udhëzime të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, caktohen procedurat se si vepron administrata shtetërore për të regjistruar fëmijët, kur prindët kanë kaluar afatin ligjor të regjisatrimit, apo kur fëmija ka lindur jashtë dhe mungon plotësimi i rubrikës së emrit.

Me udhëzimin e parë bëhet përcaktimi i rregullave të hollësishme dhe procedurës administrative, që zbatohet nga zyrat e gjendjes civile dhe njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki, në rastin kur nuk është bërë regjistrimi i fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të vitit 2010 brenda 60 ditëve nga data e lindjes.

Kur nëpunësi i gjendjes civile konstaton se nuk është kryer regjistrimi i fëmijës së lindur në Regjistrin Kombëtar brenda 60 ditëve nga data e lindjes, njofton me shkresë zyrtare për këtë fakt, drejtuesin e strukturës përgjegjëse për shërbimet shoqërore në bashki, duke bashkëlidhur të gjithë dokumentacionin përkatës.

Drejtuesi i strukturës përgjegjëse për shërbimet shoqërore në bashki dërgon për trajtim shkresën pranë njësisë për mbrojtjen e fëmijës, brenda 24 orëve nga paraqitja e saj. Në rastin e Bashkisë Tiranë, shkresa i dërgohet çdo njësie administrative që ka njësi të veçantë të mbrojtjes së fëmijës.

Punonjësi për mbrojtjen e fëmijës, pranë njësisë për mbrojtjen e fëmijës administron shkresën dhe dokumentacionin e dërguar nga nëpunësi i gjendjes civile, si dhe çdo akt tjetër që nxjerr sipas këtij udhëzimi, duke krijuar dosje të veçantë për çdo fëmijë të paregjistruar.

Punonjësi për mbrojtjen e fëmijës ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga nëpunësi i gjendjes civile, i cili duhet të përgjigjet brenda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës.

Punonjësi për mbrojtjen e fëmijës kontakton menjëherë me prindin ose prindërit e fëmijës të paregjistruar në Regjistrin Kombëtar. Në pamundësi të kontaktit me ta, kontakton me çdo person, që mund të deklarojë lindjen e fëmijës. Në pamundësi për të kontaktuar edhe me këta persona, i drejtohet subjekteve të bashkisë.

Pasi punonjësi për mbrojtjen e fëmijës kryen procedurat për regjistrimin, nëse fëmija regjistrohet, ai harton raportin përmbledhës për veprimet e kryera, pjesë e të cilit është edhe konkluzioni për mbylljen e dosjes; nëse fëmija nuk është regjistruar, punonjësi për mbrojtjen e fëmijës, në bashkëpunim me nëpunësin e zyrës së gjendjes civile, përcaktojnë emrin e fëmijës, hartojnë aktin e lindjes dhe e nënshkruajnë atë.

Emri i fëmijës, së regjistruar sipas kësaj procedure, është “i përkohshëm” dhe mund të ndryshojë vetëm me kërkesë të personave dhe sipas procedurës, të përcaktuar sipas dispozitave përkatëse të ligjit nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, për këtë rubrikë dhe vetëm në këto raste.

Jashtë vendit

Objekt i Udhëzimit të dytë është përcaktimi i procedurës administrative, që zbatohet nga zyrat e gjendjes civile, për regjistrimin e fëmijëve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, në rastet kur në aktin e lindjes së tyre të mbajtur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është e paplotësuar vetëm rubrika e emrit të fëmijës.

Kërkesa për pasqyrimin e të dhënave të aktit të lindjes, të mbajtur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me rubrikën e paplotësuar të emrit, paraqitet nga të dy prindërit/prindi ose nga çdo person i parashikuar sipas ligjit “Për gjendjen civile”, i ndryshuar. Kërkesa paraqitet në zyrën e gjendjes civile ku kanë vendbanimin prindërit/prindi.

Personi deklarues paraqet në zyrën e gjendjes civile ku kanë vendbanimin: kërkesën e nënshkruar prej tyre, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi, pjesë përbërëse e tij; dokumentin origjinal të aktit të lindjes, i cili është në formën e kërkuar nga ligji me vulën “APOSTILLE”, por që ka të paplotësuar rubrikën e emrit; deklaratën me shkrim për emrin që do të mbajë fëmija, duke përjashtuar emrat që janë parashikuar nga aktet nënligjore në fuqi, si të papërshtatshëm për t'u mbajtur.

Po kështu, duhet të paraqesë kopje të letërnjoftimit dhe prokurën e posaçme, kur nuk është asnjë nga prindërit deklarues.

Nëpunësi i gjendjes civile, pasi ka administruar dokumentacionin, regjistron fëmijën në Regjistrin Kombëtar me emrin që kanë deklaruar deklaruesit.

Në rastin kur akti i lindjes, i mbajtur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ka rubrikën e emrit të paplotësuar dhe nuk përmban vulën “APOSTILLE”, atëherë nëpunësi këshillon deklaruesin për procedurën ligjore të vendosjes së vulës “APOSTILLE” në aktin e lindjes, kur ai shprehet se do ta kryejë vetë këtë procedurë. Kur i interesuari është në pamundësi ta kryejë vetë këtë procedurë, nëpunësi i gjendjes civile duhet të hartojë një procesverbal në të cilin provon se i interesuari ka depozituar në zyrën e gjendjes civile aktin e lindjes së fëmijës, të mbajtur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me rubrikën e emrit të paplotësuar; të sqarojë deklaruesin për tarifën financiare që duhet të paguajë për këtë shërbim dhe mënyrën e arkëtimit të saj.

Nëpunësi i gjendjes civile, aktin e lindjes të mbajtur me procesverbal, si dhe kopjen e mandatit të arkëtimit në bankë të tarifës, e dërgon me shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile brenda 48 orëve dhe kjo e fundit e përcjell te strukturat përkatëse të ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme brenda 48 orëve nga data e marrjes. Në këtë rast, deklaruesit i jepet një kopje e procesverbalit, ku të jenë shënuar edhe kontaktet e nevojshme të tyre, së bashku me adresën e tij.

Deklaruesit kryejnë pagesën e tarifës së përcaktuar, në numrin e llogarisë bankare të ambasadës apo konsullatës përkatëse, ku do të dërgohet akti për vendosjen e vulës “APOSTILLE”. Këto numra llogarie publikohen pranë çdo zyre të gjendjes civile.

Kur deklaruesi, risjell në zyrën e gjendjes civile aktin e lindjes së mbajtur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me rubrikën e emrit të paplotësuar në të cilën është vendosur vula “APOSTILLE”, nëpunësi i gjendjes civile kryen procedurën e mësipërme të regjistrimit.

Në këtë rast, procedura e regjistrimit fillon pasi mbërrin zyrtarisht në zyrën e gjendjes civile që e dërgoi, akti i lindjes i pajisur me vulën “APOSTILLE”. Pasi merr aktin në formën e kërkuar, nëpunësi i gjendjes civile njofton deklaruesin dhe, pas paraqitjes së tij, fillon procedurën e parashikuar.

Pas përfundimit të kësaj procedure, nëpunësi i gjendjes civile pajis deklaruesin me certifikatën e lindjes së fëmijës së regjistruar.

Procedura

Me Udhëzimin e parë bëhet përcaktimi i rregullave dhe procedurës kur nuk është bërë regjistrimi i fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të vitit 2010 brenda 60 ditëve nga data e lindjes

Emri

Objekt i Udhëzimit të dytë është përcaktimi i procedurës, që zbatohet për regjistrimin e fëmijëve kur në aktin e lindjes së tyre të mbajtur jashtë territorit të Shqipërisë është pa plotësuar emri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elsa: 27/10/2024 02:13

    Ligji I Shqiperis eshte I njellojt me ate te kosoves?

    Përgjigju
  • Vera: 02/08/2022 09:38

    . Djali eshte 26 vjec i lindur ne itali. Dua ta regjistroj ne gjendjen civile ne shqiperi si duhet te veproj? Faleminderit

    Përgjigju
  • Xhuljan: 15/03/2022 16:49

    Pershendetje po nese une nuk dua ta regjistroj femijne ne shqiperi ka ndonje problem ose mund te mar ndonje gjob

    Përgjigju
  • Besnik: 13/09/2020 09:44

    Pershendetje Ka 6 muaj pa e regjistruar ne shqipri Ka lindur ne itali Ju lutem si mund te veproj dhe a perfitoj bonus

    Përgjigju
    • Elisa: 16/09/2022 11:03

      Dergoji nje prokure mamit ose babit tend dhe ata mund ta regjistrojne

    • Irma: 13/10/2021 17:47

      Pershendetje ne te njejten situate jam dhe un tani, nuk po marr dot as vulen apostile dhe as vete nuk leviz dot sepse jam ne pritje te premesos. Nese mund tme tregoni dhe mua rrugen qe keni ndjekur? Faleminderit

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes