/ATSH/- Në arsimin e lartë vijon të dominojë pjesëmarrja e lartë e femrave, tendencë që vazhdoi edhe në 2014-tën ku femrat e diplomuara zunë 65 % të totalit.
Sipas INSTAT-it, arsimi vitin e fundit u karakterizua nga reforma të thella me strategji të reja të zhvillimit të arsimit universitar dhe parauniversitar, ndërsa institucionet e arsimit të lartë privat ju nënshtruan procesit të kontrollit të cilësisë së shërbimit të ofruar.
Veçanërisht i lartë është interesi për ndjekjen e arsimit të lartë ku gjatë vitit 2014 përfunduan studimet e ciklit të parë 60 % e të diplomuarve dhe 40 % përfunduan studimet e ciklit të dytë master ose ekuivalent.
Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë për vitin 2014 ishte rritur dyfish ndaj vitit 2009, ku peshën kryesore sipas fushave të studimeve e zënë shkencat shoqërore, biznesi dhe juridiku, me 40,8% të të diplomuarve.
Femrat kryesojnë shkollimin në fushat e mësuesisë, shëndetësi, sociale, artet nga 76-82% të totalit. Në të kundërt, fusha më e dominuar nga meshkujt me arsim të lartë janë shërbimet dhe bujqësia, inxhinieritë e përpunimit dhe ndërtimit, nga 61-74%