'Fenomeni Aldi Rama', familja shqiptare 'ka dalë nga binarët'! Debati në Report Tv, sociologu: Krimi 'rinor' alarmant! Avokati: Pas divorcit, disa prindër braktisin fëmijët

Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, tronditi shoqërinë, jo vetëm për shkak të krimit të rëndë, por edhe për faktin që kryhej nga një i ri. Dy prindër të divorcuar, që e kishin lënë të rritej me gjyshërit, në varfëri totale, ky ishte rasti i Aldi Ramës, që ktheu vëmendjen te familja shqiptare, që duket se ka humbur rolin e fortë që kishte dikur në shoqëri.

Pikërisht kjo ishte edhe tema e diskutimit sot në emisionin "Sot Live në Shqipëri". Sociologu i njohur Gëzim Tushe tha se familja shqiptare ka dalë nga binarët dhe se alarmante është rritja e krimit rinor, të rinj që nuk hezitojnë t'i futen kësaj 'bote' të errët. Sipas sociologut, prindërit kanë hequr dorë nga prindërimi, duke u bërë më egoistë, e duke i dhënë shoqërisë në këtë mënyrë individë që duket se po e shkatërrojnë atë.

"Për fat të keq, tipologjia e krimit rinor në shoqërinë shqiptare ka marrë përmasa alarmante. Krimi në familje është kryer në familje dhe pjesën më të madhe të krimeve në shoqëri i kryejnë të rinjtë. Në shoqërinë shqiptare ne shpesh ngulim këmbë te ajo që duhej të bënte policia apo drejtësia, që në rasti ne Aldi Ramës është fajtore. Nëse bashkohen dy elementë, mungesa e edukimit në familje me qëndrimet tolerante zbutëse të dënimit do të thotë që kemi të nxjerrë dhëmbët. Por ne i kërkojmë policisë më shumë seç duhet, nuk mund të kryej rolin e babait. Familja ka dalë nga binarët, ka hequr dorë nga prindërimi, prindërit janë bërë egoistë, janë dhënë pas halleve personale. Asnjë fëmijë nuk lind kriminel, bëhet për shkak të këtyre faktorëve, të edukimit në familje. Nëse fëmija rritet në një familje që gëlon nga dhuna, ai nuk mund të bëhet qytetar i mirë. Ne mëkatin më shumë se te fëmija duhet ta kërkojmë te vetja. Nuk është rastësore që një fëmijë kthehet te krimi. Plaga e shoqërisë shqiptare është te institucionet e disiplinës dhe autoritetit. Ne duhej të kishim një ministri të familjes, problemet e krimit ne na gëlojnë në familje dhe duhet të ndërmerren veprime për të shëndoshur familjet. Tre janë problemet që duhen diskutuar: Përmasat e larta të divorcit në shoqëri, prishja e martesës është edhe prishje e prindërimit. E dyta në shoqërinë shqiptare po kultivohet model i forcës. Së treti ne konfliktet kudo i zgjidhim me konfliktualitet, na mungojnë elementët e tolerancës", tha ai.

Avokati Alban Duraj vuri theksin te numri në rritje i divorceve, ku tha se këtë vit janë trefishuar në raport me vitin e kaluar. Sipas tij, në disa raste, pas divorcit, prindërit nuk interesohen më për fëmijët, as nga ana emocionale dhe duke mos iu përgjigjur as financiarisht.

"Divorcet këtë vit janë trefishuar në raport me vitin e kaluar, numri i divorceve është në rritje, kjo duke filluar për shkak të faktorëve ekonomikë, socialë e me radhë. Ka shumë prindër që pa divorcit nuk interesohen më për marrëdhënien sentimentale që duhet të kenë me fëmijën e tyre. Më të interesuar janë nënat, ka raste kur baballarët nuk interesohen më fare, nuk i takojnë më fare. Shteti duhet të marrë në dorë kolapsin e dosjeve të divorcit që ka çështje që ka vite që nuk janë zgjidhur.  Fëmijët në këtë mënyrë janë në një banesë me prindërit që konfliktohen. Këto janë burim konflikti dhe dhune në familje", theksoi ai.

Për gazetaren Zhaklin Lakatri, familja tradicionale shqiptare ka pësuar krizë dhe edukimi i është lënë rastësisë. Lakatri u shpreh se vëmendja duhet përqëndruar te nevoja që ka shoqëria shqiptare për t'u emancipuar dhe për t'u zhvilluar

"Familja tradicionale shqiptare ka pësuar krizë. Ndryshimet ekonomike, sociale, emigrimi, edukimi që i është lënë rastësisë, rritja e numrit të papunësisë janë elementë që ndikojnë shumë. Nevoja që shoqëria shqiptare ka për t'u emancipuar dhe zhvilluar është ajo ku ne duhet ta kemi vëmendjen. Përpos familjes që nuk po bën punë e duhur, edhe institucionet nuk po bëjnë punë e duhur. Kemi një indiferencë të madhe nga të gjithë institucionet kyç. Vendi ynë ka shumë mangësi. Ne nuk kemi modele as në familje dhe as jashtë familjes. Ata ndjekin modele të dhunës, krimit", theksoi gazetarja.

Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, Lefteri Dhima u gjet e pajetë në banesë nga fqinjët ditën e sotme, ku jetonte e vetme, një tjetër lajm tronditës. Në lidhje me këtë, sociologu Tushe u shpreh se të moshuarit nuk janë të tepërt dhe se çdo njeri meriton të largohet nga kjo botë me dinjitet.

"Të moshuarit nuk janë të tepërt, kanë dhënë kontribut në shoqëri dhe shteti dhe të rinjtë duhet tja rikthejnë. Njeriu nga kjo jetë duhet të largohet me dinjitet, jo i braktisur. Ky është apeli në ditën e të moshuarve", tha sociologu i njohur.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Foni: 01/10/2021 12:30

    Keto jane familjes te degjeneruara...qe na Japan femijet te degjeneruar.....

    Përgjigju
  • Qobani: 01/10/2021 12:20

    Evlad në shkalltë e Sojit edhe zilja e paska vëndin e vet,te bagtia,në shkolla,në bicikleta ,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid