/ATSH/.- Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, deklaroi se është e rëndësishme që Kosova të mbajë traditën e saj të maturisë, pa u joshur nga propaganda që vjen nga jashtë Kosovës e që nxitë intolerancë, ekstremizëm fetar e në rastet më ekstreme nxit terrorizëm e që janë ndjenja të huaja për njerëzit tuaj.
Ferrarese, duke folur për 2 qeshorin, fetën e Republikës Italiane, ka shkruar se të rinjtë në Kosovë të aplikojnë fantazinë, entuziazmin dhe kreativitetin për të ndërtuar dhe për të bërë Kosovën një nga vendet ku jetohet më mirë.
"I keni të gjitha aftësitë dhe për këtë mund të vazhdoni të llogarisni në italianët dhe në miqësinë tonë", shkruan Ferrarese.
Me këtë rast, vijon ai, do të doja të kujtoja pjesëmarrjen aktive të Italisë në koalicionin ndërkombëtar që ka mbështetur çlirimin e Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt pavarësisë. "Që atëherë Italia vazhdimisht ka qenë e pranishme në Kosovë, si në misionin e KFOR-it, ku disa herë e ka dhënë Komandantin, si në rastin konkret që drejtohet nga Komandanti italian, Gjenerali Francesco Paolo Figliuolo (Françesko Paolo Filjuolo), Pastaj ka një prani të madhe në të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, qoftë me personel italian apo me një kontribut të fortë ekonomik", shprehet Ferrarese.
Ambasadori Ferrarese thekson se "Italia është një ndër vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj në shkurt të vitit 2008 dhe ka lidhur marrëdhënie diplomatike. Populli italian ushqen ndjenja të një miqësie të thellë ndaj kosovarëve dhe Vendit tuaj. Viti i kaluar ka qenë i rëndësishëm për marrëdhëniet mes Italisë dhe Kosovës. Vlen të përmendet vizita në Prishtinë e Ministres së atëhershme Italiane të Punëve të Jashtme Federica Mogherini verën e kaluar dhe ajo e Ministres së Mbrojtjes Roberta Pinotti. Nga ana e Kosovës, unë do të doja të përmend vizitatnë Romë në vitin 2015 të Presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, të Ministrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe të Ministrit për Integrime Evropiane Bekim Çollaku".
"Në Kosovë, ne kemi përfunduar me krenari ndërtimin e një Ambasade të re, më të madhe dhe më funksionale se e mëparshmja. Një ndërtesë që thekson interesin dhe respektin që Italia ka për Kosovën. Për më tepër, përgjegjësia e madhe për të udhëhequr Misionin Evropian të Sundimit të Ligjit, EULEX është ndërmarrë nga një Ambasador i nacionalitetit italian. Së fundi, kemi themeluar një Konsullatë Nderi Italiane dhe kemi emëruar Konsullin e Nderit në emër të Naim Gacaferri, në qytetin e Pejës i cili për 15 vjet ka pritur bazën rëndësishëm të NATO-s, të udhëhequr nga një Komandant italian, i "Fshatit italian"", nënvizon ai.
Sa i përket shqetësimit për diplomacinë ekonomike, shton Ferrarese, për herë të parë, ne kemi organizuar "Javën italiane", për të cilat unë i falënderoj edhe një herë sponsorët për kontributin e tyre dhe 12 ngjarje të promovimit ekonomik dhe kulturor në ambientet e reja të Ambasadës për të cilat unë i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit.
Me rastin e Festës Kombëtare italiane, ambasadori italian tha se "më 2 dhe 3 qershor 1946 do të mbahej referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t'u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t'i jepnin vendit pas rënies së fashizmit, monarki apo republikë. Pas 85 vitesh mbretëri, me 12.718.641 vota pro dhe 10.718.502 kundër, Italia bëhet Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigrojnë.
Me 2 qershor festohet lindja e kombit, në mënyrë të ngjashme me 14 korrikun francez (përvjetori i marrjes së Bastiljes) dhe më 4 korrikun e Shteteve të Bashkuara (ditë në të cilën më 1776 ishte nënshkruar deklarata e pavarësisë). Është një moment shumë i rëndësishëm edhe për faktin se në botë jetojnë rreth 60 milion pasardhës të italianëve të emigruar dhe 4 milion e 500 nijë me pasaportë italiane që jetojnë jashtë vendit. Festimet nëpër Ambasada janë shumë të rëndësishme, si pikë referimi për këta pasardhës të emigrantëve tanë si lidhje me mëmëdheun. Këto komunitete të mëdha italiane kanë edhe shoqata me shumë ndikim. Sa për të përmendur disa raste, në Amerikë në mes këtyre italianëve gjejmë personalitete si Janet Napolitano, Al Pacino, Robert De Niro, Madonna, Silvester Stalone, Francis Ford Coppolaetj. Në Brazil, në mega qytetin e San Paolos gati gjysma e popullsisë është me origjinë italiane. Me 2 qershor, ata që nuk kanë më kontakte me të afërmit apo kontakte pune në Itali, jetojnë një moment mallëngjimi duke kujtuar origjinën dhe të kaluarën e tyre në Itali".
/Shqiptarja.com