Festë madhështore për diplomimin
e Kylie Jenner në vilën Kardashian

Festë madhështore për diplomimin<br />e Kylie Jenner në vilën Kardashian
Ditët e fundit më shumë se kurrë nisën të qarkullojnë fjalë se 17-vjeçarja Kylie Jenner nuk ka kryer shkollën e mesme si gjithë bashkëmoshatarët e saj, që tani po diplomohen.

Dhe sigurisht që ‘nënëmadhja’ stratege e familjes Kardashian, Kris Jenner, nuk mund ta lejonte që të njollosej emri i vogëlushes së saj dhe ku ka mënyrë më të mirë për të bërë publike diplomimin e saj, se sa të organizohet një super festë në super vilën Kardashian.

Rrjetet sociale u ‘bllokuan’ nga fotot e ceremonisë që u zhvillua në shtëpinë e tyre, ku ishin të ftuar të gjithë, duke filluar nga pjesëtarët e klanit Kardashian Jenner dhe duke vazhduar me shoqërinë e tyre apo me personazhe të tjerë të famshëm.

Në ceremoni nuk kishte si të mungonte dhe i dashuri 25-vjeçar i 17-vjeçares. Për të hequr njëherë e mirë çfarëdolloj dyshimi dhe pikëpyetjeje lidhur me faktin nëse Kylie ka vazhduar shkollën apo jo, bukuroshja postoi edhe disa fotografi ku mbante në dorë diplomën e saj.

Këtu ka përfunduar edhe rrugëtimi arsimor i Jenner, pasi 17-vjeçarja nuk do të vazhdojë edukim të mëtejshëm, por do t’i përkushtohet totalisht karrierës së saj.




Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot