Në javën e fundit të Superligës Tirana u kurorëzuan zyrtarisht si kampionë e vendit për herë të 26 në histori. Një gëzim i pamasë që tifozët zgjodhën ta festonin në fushën e blertë me idhujt e tyre, duke e kthyer ‘Selman Stërmasin’ në një arenë gjigande bardheblu. Atmosfera pozitive u përcoll edhe nga trajneri, i cili konfirmoi rinovimin, ndërsa pendesa e vetme ishte që Seferi humbi titullin e golashënuesit përballë Guindos së Laçit pavarësisht se kishin numër të barbartë golash.
“Për të arritur deri këtu ka patur shumkë. Është dashur shumë mund,”-u shpreh Refik Halili, president i Tiranës.
“Në momentin që kam diskutuar me Orgesin folëm për një projekt të gjatë dhe mendoj që do vazhdojë të jetë trajneri ynë,”-tha Tefik Osmani, drejtor i Tiranës.
“Është e vërtetë, çështja e mbyllur. Vendimi për të qëndruar te Tirana është marrë para katër ditësh,”- deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.
“Tashmë po përgatitem për të dalë në pension kështu që është një gëzim shumë dimensional për mua,”- u shpreh Gentian Muça, futbollist i Tiranës
“Këtë vit jam shpallur kampion i Shqipërisë dhe nuk po më intereson a kam dalë golashënues apo jo. Jam më i lumtur për titullin dhe për Tiranën,”- tha Taulant Seferi, futbollist i Tiranës.
Festës së titullit kampion nuk mund t’i mungonte as Majkëll Ngoo, sulmuesi që pati një sezon të ndërlikuar për shkak dëmtimi, por që është shumë i dashur për bardheblutë.
“Forzaaaaa Tironnnna, hajdeeeee,”- bërtiti Majkell Ngoo, futbollist i Tiranës.
Në ndeshjet e fundit të kampionatit Tirana u mposht 2-3 nga Kukësi, por 90 minutat nuk kishin asnjë vlerë për bardheblutë pasi titullin e kishin siguruar disa javë më parë.
Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2261
Lajme të tjera
-
KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak
19 Prill, 20:23
-
Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion
19 Prill, 17:51
-
Renditja/ Tirana mposht Erzenin dhe prek 'Final 4', Skënderbeu fiton në Kukës! Verilindorët me 'një këmbë' në të Parën
19 Prill, 16:56
-
Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës
19 Prill, 14:10
-
'Me Erzenin na duhen tri pikët, me vuajtje ose jo', Erbim Fagu: Kemi rikthimin e Latifit
18 Prill, 15:32
-
Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit
18 Prill, 10:05
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38
-
VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici
16 Prill, 16:30
-
20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë
16 Prill, 15:37
-
'Elbasani i Superligës i luan ndeshjet me 10 mijë tifozë', drejtori Guranjaku: Në fillim pakkush besoi tek ne, sezonin e ardhshëm do jemi protagonistë
16 Prill, 15:35
-
Mbyllet java e 31 e Superligës/ Tirana në ndjekje të Dinamos për 'final-four', si ndryshon lufta për mbijetesë
15 Prill, 12:52
-
Renditja/ Egnatia 'blindon' kreun, mposht 2-1 Partizanin! Dinamo fiton 2-0 ndaj Erzenit dhe nxjerr Tiranën nga 'lufta' për titullin
14 Prill, 20:21