VIDEO/ Partizani s’e shkruan historinë, Astana eliminon kampionët e Shqipërisë nga Conference League

Partizani ka qenë i pafat dhe është eliminuar nga Conference League. Kampionët e Shqipërisë barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” me Astanën, në ndeshjen e kthimit për fazën play-off. Tanët humbën 1-0 në ndeshjen e parë, me kazakët që kanë marrë biletën për në fazën e grupeve. Megjithë pjesën e parë shumë të mirë, Partizani nuk ka mundur të shkruajë historinë dhe të shkojë në fazën e grupeve.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e '25 nga Bintsouka, me afrikanin që kaloi në avantazh Partizanin. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa “Demat” kishin edhe 2-3 mundësi të tjera.

Fraksioni i dytë nisi me golin e Astanës, falë edhe mungesës së vëmendjes nga të kuqtë. Tomasov në të '46 vendosi ekuilibrat për 1-1, me Partizanin qe paçka rasteve nuk mundi të shënonte një gol që do e dërgonte ndeshjen në shtesë.

Kështu Partizani i thotë lamtumirë Kompeticionit Evropian, duke qenë pranë historisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nimet: 01/09/2023 00:25

    Lojtar pa gjak,ja dhe trajneri huaj zzp nuk bëri punë.trajnier është Ilir Daja

    Përgjigju
  • Sadiu: 31/08/2023 21:29

    Jo i pafat, por i pazot, pa gjak.

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 01/09/2023 07:07

      Sakte! Edhe gabime elementare ne fazen mbrojtese: Lehtesia me te cilen pesuan disa gola (edhe pse te anulluar) ne ndeshjen e pare.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën