GJIROKASTER- "Festë në Sokak”, një traditë që prej vitesh i jep jetë netëve të verës në Gjirokastër, riktheu edhe këtë herë atmosferën festive në zemër të qytetit muzeal.
Sokakët e gurta u mbushën me vendas dhe turistë të huaj, të cilët u bërën pjesë e një mbrëmjeje ku tradita dhe argëtimi u bashkuan më së miri.
Rakia tradicionale, gatimet karakteristike të zonës, koncertet me grupet polifonike dhe muzika e lehtë krijuan një atmosferë elektrizuese në çdo cep të pazarit historik.
“Festë në Sokak” është një traditë tashmë e konsoliduar në Gjirokaster. Gjatë 5 ditëve, performanca nga artistë të njohur, grupet muzikore dhe polifonike, si dhe prania e artizanëve vendas kanë sjellë një atmosferë autentike.
Sonte është nata e fundit e aktivitetit, që një javë të dedikuar traditës, kulturës dhe turizmit në qytetin e UNESCO-s.
Komente











