Festivali i Lang Lang
ndriçon Libanin
Qindra fansa të muzikës u mblodhën sëbashku në portin historik të Fenikasve, në Byblos, ku pianisti i shquar Kinez Lang Lang hapi koncertin e tij të parë si pjesë e Festivalit Ndërkombëtarë të Byblos në Liban për vitin 2014-të që realizohet çdo vit gjatë sezonit veror.
Qindra fansa të muzikës u mblodhën sëbashku në portin historik të Fenikasve, në Byblos, ku pianisti i shquar Kinez Lang Lang hapi koncertin e tij të parë si pjesë e Festivalit Ndërkombëtarë të Byblos në Liban për vitin 2014-të që realizohet çdo vit gjatë sezonit veror.
Pianisti 32 vjeçar nga Kina, një fenomen i jashtzakonshëm që ka frymëzuar miliona njërëz nëpër botë, nisi t’i biente pjanos që në moshën 3 vjeçare pasi u inspirua nga një episod në filmin vizatimor Tomi & Jerry në të cilin macja Tom po luante pjesën e Rapsodisë Hungariane Nr. 2 nga Franz Liszt.
Në një intervistë të tij në hollin e hotelit ku ai po qëndronte para koncertit, Lang shpjegon se frymëzimi i tij i parë erdhi nga Tomi & Jerry por në të vërtetë ai inspirohej nga çdo muzikë, qoftë në filma vizatimorë, koncerte apo gjatë jetës së përditshme, duke u shprehur se merr një kënaqësi të papërshkrueshme kur luan muzikë, çka e bën të jetë dhe më kreativ gjatë shfaqjeve të tij.
I përshëndetur nga pianistët më të mirë në botë, Lang, i cili i solli rrethit të koncertit klasik një hije moderniteti, u shpreh se muzika klasike është e përjetshme dhe nuk vdes kurrë, ndaj ai luan të njëjtën muzikë klasike duke e përshatur, për të theksuar elementë të rinj të saj, çka e bën atë të jetë më e gjallë dhe pasionante.
Pritja e tij në skenë u bë më duartrokitje e brohoritje entuziaste nga të gjithë të pranishmit dhe fansi gjerman i Lang, Sebastian, shprehet se ishte një koncert i mrekullueshëm për të cilin ndihej i lumtur që merrte pjesë pasi bëhej një shkrirje dhe bashkim i bukur mes kulturave të vendeve të ndryshme të botës. Përformanca e Lang u vlerësua shumë dhe pse zgjati vetëm për një orë, pasi sipas një tjetër fansi bashkimi i valëve të oqeanit me muzikën e tij krijonte një efekt special dhe pothuajse perfekt.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.7%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, kryeministri grek Mitsotakis: Kam kontaktuar Fortlumturinë e tij, Kisha e Shqipërisë është pikë bashkimi mes dy popujve
17 Mars, 22:38
-
‘Celulë më celulë’/ Rama shkon me pica tek zyrat e Njësisë 1 në Tiranë: Kryeministri nuk i shmang batutat: Ervinit mos i jepni se është shëndoshur
17 Mars, 22:28
-
Redi Muçi në '5 pyetje nga Babaramo': Pse duhet të kthehet Berisha në pushtet, të bëjë afera korruptive Shkëlzeni? Ai ishte tek Gërdeci e po ndërton kullën tek 9 katëshet
17 Mars, 22:21
-
FOTOLAJM/ Të gjithë të bezdisur nga Tritani në Gjirokastër
17 Mars, 22:15
-
Edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës
17 Mars, 22:10
-
Specialja s'lejon Thaçin në varrimin e të atit, Rama: Një tribunal i turpshëm, drejtësia ndërkombëtare e kthyer në farsë
17 Mars, 21:47
-
'Si Lenka Çuko?' Neomalsorja reagon pas sulmeve: Disa prej jush u ka ngec sahati në komunizëm! Më vjen gjynah për ju, unë jam lindë e rritë në demokraci
17 Mars, 21:34
-
'Do na hiqte vizat me Amerikën', Basha i përgjigjet Ramës: Kështu the dhe para 15 vitesh, por i hoqëm me BE-në
17 Mars, 21:32
-
Ylli Pata: Nga bufi te Noc Rroku, pse po bie opozita e Berishës në kurthin e Ramës?
17 Mars, 21:17
-
‘Thuaji Melonit të më japë pasaportën italiane’, Rama i përgjigjet komentuesit: Bashkojmë votat në 11 Maj, që të marrim pasaportën e BE-së
17 Mars, 20:47
-
Specialja nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e të atit! Rama: Tribunal i turpshëm dhe pa turp! Veteranët e UÇK-së: Ndërkombëtarët të reagojnë
17 Mars, 20:33
-
Alban Daci: Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe politike!
17 Mars, 20:27