Fier/ 17 vjeçari plagoset brenda në korridorin e gjimnazit në Cakran, u përlesh me një bashkëmoshatar pas sherrit në Snapchat

FIER -  Konflikti mes dy adoleshentëve i nisur mbrëmë në Snapchat u zhvendos në një nga korridoret e shkollës së mesme "Mustafa Hoxha' në Cakran të Fierit, ku një 17 vjeçar ka plagosur me biçak shokun e tij të shkollës

Ngjarja ndodh një muaj pas vrasjes po me thikë të 14 vjeçarit Martin Cani nga shoku i tij i shkollës, 'Fan Noli"

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se sherri i nisur mbrëmjen e djeshme (12 dhjetor) në rrjetin social Snapchat degradoi mëngjesin e sotëm në korridorin e shkollës ky dy 17 vjeçarët janë konfliktuar fillimisht verbalisht. Më pas 17 vjeçari B.D, ka goditur me thikë biçak në krah bashkëmoshatarin e tij Y.Xh. Ky i fundit u transportua në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv 17 vjeçari tregon se e ka shpëtuar një mësuese dhe falë saj është gjallë.

Konflikti është parë nga dy mësuese të cilat kanë qenë dëshmitare,ndërkohë që 17 vjeçari është shoqëruar në qendrën shëndetësore të Cakranit disa metra larg.

17 vjeçari ka marrë 4 plagë në trup.

Ndërkohë B.D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër.

'Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle). Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.', njofton policia.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkolla ka edhe roje edhe oficer sigurie, ndërsa është hera e parë që ndodhin konflikte të tilla në këtë shkollë. 

Prindërit shprehën të frikuar për sigurinë e fëmijëve, teksa theksuan se më parë ka pasur sherre me grushte në shkollë, ku janë dhunuar dhe mësuesit. Shkolla ka roje edhe oficer sigurie, por sipas tyre s’ka ndikuar ne përmirësimin e situatës.

“Institucioni i parë është parlamenti që i bënë ata të dhunshëm, aty përdoren shprehjet më banale nga të gjitha institucionet që janë në Shqipëri. Nuk është hera e parë, por s'janë bërë publike. Kanë rrahur edhe mësuesin, janë bërë bashkë 3 ose 4 çuna dhe kanë rrahur mësuesin. Unë e kam shtëpinë këtu afër shkollës dhe informohen për ato që ndodhin”.

 ‘Shumë shqetësuese dhe dëgjova se policia kishte thirrur prindërit dhe asnjë reagim. Nuk e di se çfarë do të bëhet. Në këtë shkollë mesa di është rasti i parë që ka ndodhur’, tha një prindër.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, mësimi në gjimnazin “Mustafa Hoxha” ka vijuar normalisht ndërsa ekspertë të policisë dhe prokurorisë po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe shkakun e konfliktin në “Snapchat”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Plagosi me biçak shokun në gjimnazin e Cakranit, pas postimit në Snapchat, prindërit: Ka pasur raste të tjera! Nxënësit kanë rrahur edhe mësuesit

Pas ngjarjes së rëndë, ku ditën e sotme një 17 vjeçar ka plagosur me biçak shokun e tij në oborrin e shkollës së mesme "Mustafa Hoxha' në Cakran të Fierit, pas një sherri të nisur në Snapchat, prindërit shprehen të shqetësuar për sigurinë në shkolla.

Për Report Tv, ata kanë pohuar se sherre me grushta kanë ndodhur edhe më parë, madje nxënësit kanë rrahur edhe mësuesit. Ata thonë se shembulli i parë i dhunës në këtë shoqëri është parlamenti.

‘Shumë shqetësuese dhe dëgjova se policia kishte thirrur prindërit dhe asnjë reagim. Nuk e di se çfarë do të bëhet. Në këtë shkollë mesa di është rasti i parë që ka ndodhur’, tha një prindër.

‘Institucioni i parë është parlamenti që i bënë ata të dhunshëm, aty përdoren shprehjet më banale nga të gjitha institucionet që janë në Shqipëri. Nuk është hera e parë, por s'janë bërë publike. Kanë rrahur edhe mësuesin, janë bërë bashkë 3 ose 4 cuna dhe kanë rrahur mësuesin. Unë e kam shtëpinë këtu afër shkollës dhe informohen për ato që ndodhin’, tha një tjetër.

Ora 11:37
Fier, plagosja e adoleshentit në shkollën e Cakranit, prokurorja: 2 mësuese panë konfliktin, morëm dëshmitë

Prokurorja e çështjes, Oliana Gjergjefi ka pohuar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që kanë qenë të pranishme gjatë momentit të konfliktit ndërkohë që është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes.

Kemi pyetur dëshmitarët okularë. Dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë. Garantojmë hetim të plotë e të gjithanshëm.

Ora 11:29
Fier, 17-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin në gjimnazin e Cakranit! Flet Mjeku: Kishte 4 plagë! E sollën shokët e mësuesi

Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran , Tonin Xhelaj, në një intervistë për mediat ka pohuar se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët teksa dhe se ka marrë 4 plagë.

“E sollën këtu mësues dhe nxënësit,shokë e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu I majtë. Ishte goditur me mjete prerëse. Kishte hemoragji, iu ndalua dhe është jashtë rrezikut për jetën. Më pas u nis për mjekim të specializuar në spitalin e Fierit”
 

G.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Propozim: 13/12/2024 13:17

    Si duken punet mesuesit duhet te armatosen apo te paisen mme anti plumb ne orarin e punes!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë