Fier, 6 muaj pas rikonstruktimit dëmtohet ura e Mbrostarit! Drejtuesit e mjeteve të shqetësuar: Burim aksidentesh

Ura e Mbrostarit në Fier, një nyje e rëndësishme nacionale që kalon mbi lumin Seman, ka pësuar dëmtime të rënda.  Edhe pse pjesa e përparme e saj i është nënshtruar ndërhyrjeve pak muaj më parë, nuk është plotësisht funksionale.

Dy janë zgjedhjet që kanë drejtuesit e automjeteve: Ose ta përshkojnë këtë urë me shpejtësi, ose ta ndalin pothuajse plotësisht automjetin, duke u bërë burim aksidentesh.

Shmangia e përdorimit të Urës së Mbrostarit është pothuajse e pamundur. Levani, Ballshi,Patosi dhe Roskoveci lidhen me veriun e vendit vetëm nëpërmjet kësaj ure.  Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve thonë se ndërhyrjet në urë nuk duhet të jenë të pjesshme.

Pjesë e një aksi nacional, Ura e Mbrostarit është në kompetencat e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Përveç dëmtime që ka pësuar në gjatësinë e saj dhe në parmakët mbrojtës, problem tjetër është një greminë, përreth të cilës nuk ka harqe mbrojtëse, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Semo: 16/10/2021 23:02

    Futi dhe ca miliona euro se nuk jane nginjur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm