Kandidati i opozitës për bashkine e Fierit Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar takime me banorët e zonës se Mbrostarit ku ka dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre.

Infrastruktura rrugore, ajo e kanalizmeve, sistemit kulles dhe vaditës, mungesa e tregut për produktet bujqesore, janë cilësuar nga Alibeaj si probleme që do të gjejnë zgjidhje nga bashkia e drejtuar prej tij.

Sipas tij ky nuk është premtim elektoral por në fund të fundit edhe interes i bashkisë.

"Çdo bashki do të donte të përfitonte të ardhura në buxhet dhe këtë mund ta bëjë duke garantuar zhvillimin e sektorëve kyc të ekonomisë si buqjësia për qarkun e Fierit,  një aktivitet që e ushtron  mbi 50 % e popullsise", ka thënë Alibeaj.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)