Fier- Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Lushnje dhe në Mallakastër.
 
Dritan Hoxhallari 39 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori” në Lushnjë u arrestua, pasi ishte dënuar me 6 muaj burg për dy vepra penale "Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve" dhe "Vjedhje dhe shkatërrim të rrugëve".
 
Ndërsa në Mallakastër u arrestua Albjon Beqaj 21 vjeç, banues në fshatin Drenovë.
 
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendim e datës 29.04.2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për “Vjedhja e shkatërrim të rrugëve”.

dy.b/shqiptarja.com