Nga Fieri ku zhvilloi një takim me të rinjtë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi premtimet e pambajtura të qeverisë Rama. Basha gjatë fjalës së tij theksoi se projekti i Partisë Demokratike parashikon 9% taksë të sheshtë, nga e cila sipas tij do përfitojnë të gjithë shqiptarët.
“Uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9%, taksë e sheshtë për të gjithë pa përjashtim dhe i them sot kryeministrit: O je gënjeshtar, ose ke mbetur në matematikë! 450 mijë lekë rrogë, 300 mijë lekë rroge janë pa taksa, ashtu e kemi bërë ne. Ato 150 mijë që taksohen, po të taksohen me sistemin e Edi Ramës, Ilir Metës e Koço Kokëdhimës sot janë 13%, paguajnë 1950 lekë. Po të taksohen me sistemin që propozojmë dhe do të jetësojmë ne, me votën e bashkuar të shqiptarëve, të djathtë e të majtë, 9%, paguajnë 1350 lekë. Kush paguan më pak? Sistemi Basha apo sistemi Rama?!”, deklaroi Basha.
Basha i kujtoi Ramës disa nga premtimet e pambajtura të kësaj qeverie.
“Ku janë lekët tuaja, që ua marrin me taksa më të larta!? Ku janë 45 milionë dollarë që duhej të kishin mbledhur sipas planit për këta 4 muaj?! Nuk do të marrim më shumë por do të marrim më pak lekë nga xhepat tuaj, do të ulim taksat që paguajnë familjet, taksat që paguan biznesi. 25% ulje të çmimit të energjisë, falje të kamatë-vonesave për energjinë dhe ujin anembanë Shqipërisë, ulje të taksës së qarkullimit që do të përkthehet në ulje të çmimit të naftës, subvencione për bujqësinë, eliminimin e tvsh për mallrat e shportës”, tha Basha.
/Shqiptarja.com

VIDEO