Një grua ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur në Fier pasi janë goditur nga rrufeja.
 
Policia bën me dije se gruaja që ka humbur jetën është Zonja Vrenozi 70-vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur kushërira e saj, Bajame Vrenozi, 65-vjeç.
 
Ato kanë qenë duke qëndruar në oborrin e banesës së tyre në zonën e njohur si “Ferma e Çlirimit” në momentin kur janë goditur nga rrufeja.
 
E plagosura ka djegie në 15% të trupit dhe ndodhet në reanimacion.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)