Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Fierit. Prej 6 vjetësh një vajzë 12 vjeçare abuzohej seksualisht nga njerku i saj.
E mitura ka denoncuar në Policinë e Fierit një ditë më parë abuzimin seksual, ndërsa policia ka vënë në pranga nënën e saj 40 vjeçe dhe bashkëjetuesin 52 vjeç.
Sipas policisë së Fierit në pranga kanë rënë nëna me inicialet S. Y. 40-vjeçe dhe bashkëjetuesi I. H. 52-vjeç banues në fshatin Mbyet në Fier.
Nëna e vajzës dhe bashkëjetuesi i saj u arrestuan për arsye se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën.
Sipas kallëzimit të bërë nga vetë e dhunuara, njerku me inicialet I. H. 52-vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me te miturën që në moshën 6 vjeçare, ndërsa nëna ka qenë në dijeni të ngjarjes së rëndë.

(Në foto nëna e vajzës dhe bashkëjetuesi i saj)
Pas ngjarjes shokuese Report Tv ka udhëtuar në banesën e çiftit në Fier. Nëna dhe motra e të arrestuarit, që akuzohet për abuzimin seksual ndaj 12-vjeçares për 6 vite shprehen se gjithçka është e kurdisur nga gruaja.
"Fajin e ka gruaja, vëllai im është njeri i mirë dhe nuk mund ta bënte këtë çmenduri, por nëse e ka bërë duhet që të përgjigjet para ligjit dhe drejtësisë"shprehet motra e të arrestuarit me inicialet A.G.
Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë kanabis, pasi 21 rrënjë i'u gjetën të mbjella në oborrin e banesës.
Në banesë e tyre u gjetën dhe u sekuestrua një sasi prej 41.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e tharë.
Tashmë dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" si dhe "Prodhim dhe shitje e narkotikëve".
/Shqiptarja.com

VIDEO