Fier-Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
 
Bëhet fjalë për shtetasin Fatmir C, banues në lagjen “Liri” të Fierit, i cili u kap në flagrancë duke tentuar të godasë me një kaçavidë bashkëshorten e tij M.C, 42-vjeçe.
 
Ngjarja ka ndodhur në prani të vajzës së tyre të mitur 16-vjeçe, pasi bashkëshorti ka dyshuar se gruaja e tradhëtonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje". 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com