FIFA dëshiron të rifreskojë dhe përmirësojë VAR-in duke ndjekur shembullin e tenisit

FIFA dëshiron të rifreskojë dhe përmirësojë VAR-in duke ndjekur shembullin e tenisit

Presidenti i PSG-së, Al-Khelaiffi dhe kreu i FIFA-s, Infantino

FIFA dëshiron të prezantojë një ndryshim në përdorimin e sistemit VAR, duke 'kopjuar' lojën e tenisit. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka njoftuar ndryshime në përdorimin e sistemit të teknologjisë VAR.

Gjithçka ndodhi në Kongresin e FIFA-s në Bangkok. Infantino njoftoi për ndryshime të reja.

"Ne do të përmirësojmë dhe zhvillojmë VAR. Tani përdoret nga 65 shoqata kombëtare të futbollit. Ne kemi krijuar një teknologji që përdor më pak kamera dhe nuk ka nevojë për gjyqtarë, një sistem i tillë do të jetë më i aksesueshëm dhe më i lehtë për t'u zbatuar. Ne jemi tashmë duke e testua."

Risia që Infantino paralajmëron do jetë një “sfidë”. Trajnerët do të mund të kërkojnë që të shikojnë pamjet dy herë gjatë ndeshjes.

"Nëse pas shqyrtimit të pamjeve, përcaktohet se vendimi i gjyqtarit duhet të ndryshohet, ekipi që ka kërkuar rishikimin do të ruajë opsionin e një 'pamjeje' të re. Nëse rishikimi i pamjeve konfirmon vendimin e arbitrit, do hiqet një nga mundësia ”, shtoi kreu i FIFA-s.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

'I pari të dhunonte me SHIK-un, i dyti të sabotonte', Veliaj me socialistët: Berisha është reduktuar në një dritare, Meta në një vare argëtuese

'I pari të dhunonte me SHIK-un, i dyti të sabotonte', Veliaj me socialistët: Berisha është reduktuar në një dritare, Meta në një vare argëtuese