FIFA paraqet planin për miratim, ndeshjet nuk do zgjasin 90 minuta

FIFA paraqet planin për miratim, ndeshjet nuk do zgjasin 90 minuta

FIFA

Futbolli bëhet gati për një ndryshim të madh në kohën e zgjatjes së ndeshjes. Siç njofton "Marca", IFAB, organizmi i cili vendos dhe përditëson rregullat e futbollit, do të mblidhet këtë fundjavë në Londër për të shqyrtuar idetë e reja që ka dërguar një komision i krijuar nga FIFA (Organizmi Ndërkombëtar i Futbollit) dhe ku ajo e kohës efektive të lojës, do të jetë një temë shumë e rëndësishme.

Risia kryesore që do të diskutohet do të jetë koha e humbur gjatë festës së golit, e cila do të rikuperohet në shtesë. E thënë thjesht, nëse një lojtar feston pas një goli për dy minuta, gjyqtari do t’i shtojë dy minuta kohës shtesë.

Gjithashtu, nëse shënohet gol dhe një lojtar i stolit do jetë në fushë, goli do anullohet. Veç këtyre, edhe lëvizja e portierit dhe shpërqëndrimi i kundërshtarit gjatë goditjes së penalltive do rishikohet. Nëse diçka e tillë ndodh, rrjedhimisht do ketë më shumë minuta shtesë në fundin e ndeshjes, çka do ngarkonte futbollistët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen