Botërori "Katar 2022" është drejt fundit teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t'u zhvilluar. Veç finales së madhe të diel në 16:00, nesër po në këtë orar luhet edhe ndeshja mes Kroacisë dhe Marokut e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt.
Nëse ju duket çudi se për çfarë arsye zhvillohet një takim i tillë, mjafton të kujtojmë se në lojë janë 26 milionë euro. Këtë shumë do shpërndajë FIFA për skuadrën që del e treta në Botëror.
Në këtë Botëror që mbyllet të diel me finalen Argjentinë - Francë, FIFA ka shtuar buxhetin me 40 milionë euro, duke shpërndarë për klubet dhe ekipet kombëtare 440 milionë euro.
Secili klub që ka një lojtar në "Katar 2022" përfiton 10 mijë euro në ditë, duke bërë që ekipet e mëdha të mbushin arkat. Vendi i parë në këtë turne do përfitojë 40 milionë euro, i dyti 29 milionë dhe i treti 26 milionë euro.
Përpara vitit 2006 FIFA nuk kishte shpërndarë më shumë se 10 milionë euro në një Kupë Bote, me Italinë e 1982 që përfitoi 2.2 milionë euro.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
11.1%
-
Jo
85.2%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3532
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lionel Messi: Një vit nga 'çmenduria' më e bukur e karrierës sime
19 Dhjetor 2023, 08:43
-
7.8 milionë dollarë, shiten fanellat që Lionel Messi veshi në finalet e 'Katar 2022'! Michael Jordan mban rekord
15 Dhjetor 2023, 16:53
-
FOTO/ I veshi në Kupën e Botës, fanellat e Lionel Messit kapin çmimin e 'çmendur' në ankand
30 Nëntor 2023, 18:07
-
Angel Di Maria tërhiqet nga Argjentina
24 Nëntor 2023, 16:54
-
VIDEO/Argjentina mposht Brazilin në një ndeshje ku shpërtheu dhunë mes tifozëve
22 Nëntor 2023, 08:46
-
Australia tërhiqet nga gara, Kupa e Botës 2034 shkon në Arabinë Saudite
31 Tetor 2023, 12:56
-
115 mijë vende dhe me vlerë 459 milionë euro, stadiumi spektakolar që do ndërtohet për Kupën e Botës 2030
27 Tetor 2023, 10:58
-
Rama: Shqipëria mbështet Arabinë Saudite për organizimin e Kupës së Botës 2034
6 Tetor 2023, 22:16
-
Stadiumi mitik spanjoll mirëpret finalen e Kupës së Botës 2030
6 Tetor 2023, 15:39
-
Ndodh për herë të parë, Botërori 2030 do zhvillohet në 3 kontinente! Udhëtime 20 mijë km për skuadrat
4 Tetor 2023, 21:45
-
Unike/ Maroku, Spanja dhe Portugalia presin Kupën e Botës 2030! Tre ndeshje luhen në Amerikën e Jugut
4 Tetor 2023, 17:26
-
Kupa e Botës 2022/ Urdhër arresti kundër Mohamed Bin Hammam, njeriu kyç për zgjedhjen e Katarit dhe akuzat për korrupsion në FIFA
26 Shtator 2023, 13:26