FILIPINE - Qindra  Filipinas kanë shëtitur nëpër bulevardin kryesor të Manila-s në festën ndërkombëtare të “Go Skateboard Day”. 

Ky aktivitet është krijuar fillimisht nga Agjensia Ndërkombëtare e Kompanive të Skateboard-it për t’u dhënë mundësi të gjithë admiruesve të skateboard që të shprehin lirshëm pasionin e tyre. 

Të rinjtë kanë shëtitur në një rrugë prej tre kilometrash duke bërë lëvizje dhe hedhje të veçanta me skate boardet e tyre. 

Ky i ri i quajtur John Peralta e ushtron këtë sport prej 10 vitesh dhe shprehet se nuk mund ta imagjinojë jetën pa skateboardin e tij. Ai tregon se fillimisht ishte vëtëm një hobi për të, pastaj u kthye në një mjet lëvizës ndërsa tani është një stil jetese. 

Në Filipine këta të rinj bëhen shpesh problem për trafikun duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor ndaj organizuesit e kësaj parade përfitojnë që nëpërmjet këtij aktiviteti të kërkojnë nga qeveria disa përparësi për qarkullimin e lirë dhe të mbrojtur në rrugët e qytetit. 

Filipinet njihet për pasigurinë në rrugët e saj dhe për trafikun e çmendur, ku vetëm në vitin 2011 janë shënuar gati 2000 mijë njerëz të vdekur në aksidentet rrugore.