Filmi ‘Misioni’ sjell ngjarjet e viteve ’80 në Shqipëri e Francë, pjesë e kastit edhe aktori Ndriçim Xhepa

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ folëm me regjisorin shqiptar me famë ndërkombëtare Andi Deliana. Ai prej vitesh ka krijuar karrierën e tij si regjisor në Amerikë, por tashmë është kthyer në Shqipëri për të risjellë një film të ri ‘’ Misioni’’, xhirimet e të cilit janë ndërprerë për shkak të  pandemisë.

E megjithë kufizimet e këtyre kohëve ai dhe ekipi i tij po përgatiten, duke vendosur fillimisht vendet e xhirimit, pasi filmi do të vendoset në vitet 1980 në Shqipëri, ndërsa më pas do të zhvendosen në Francë dhe Belgjikë.

‘’ Është një ngjarje e viteve 80’, një pjesë e mirë e ngjarjes ndodh në Shqipëri, një pjesë tjetër ndodh paralelisht në Francë, në një periudhë ku po përgatitej një ndryshim i madh në Europën e atëhershme, që është mbarimi i Luftës së Ftohtë, është një marrëveshje e Gorbaçov në vitet 85’ për ndërprerjen e programeve që ata kishin në luftën e yjeve, që ishte një program i atëhershëm, do ishte shumë interesante t’i ndjekësh edhe njëherë me një distancë 30-40 vjeçare që të shikosh si kanë qenë ngjarjet atëherë. Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri por janë në këtë suazë, ndjehet një lloj tensioni politik në Shqipëri në këtë familje që ne kemi vënë në fokus. Dhe çfarë ndodh me këta në një moment të caktuar jo vetëm politikisht po edhe brenda familjes ka ndodhur një çarje një dyzim vlerash brenda familjes dhe si do të koperojnë këta njerëz me këtë situatë të re’’ shprehet regjisori Deliana për historinë që ka zgjedhur për filmin e tij më të ri.

Pjesë e filmit do të jenë edhe aktorët shqiptarë Ndriçim Xhepa, Arben Bajraktaraj ,Gent Bejko, Ardian Cerga. Si dhe emra ndërkombëtarë si: Lia Sanchez Baltodano apo Luis Lombardi.

‘’ Ndriçimin e kam pasur në mendje prej vitesh, kam pasur shumë qejf të punoj me Ndriçimin. Unë kam një simpati për atë si aktor por edhe si personazh, si njeri duke e njohur edhe nga afër, e pëlqej shumë personalitetin e tij, si punon ai, prandaj edhe Ndriçimi është një nga figurat e kastit’’

Ndërsa thekson ndër aktorët shqiptarë që ka përzgjedhur për kastin Gentian Zenelaj, duke bashkëpunuar me të për të tretën herë. Ai vë në dukje edhe faktin se nuk është vlerësuar si duhet si aktorë, por është anuar më shumë tek pjesa e komedisë:

’ Me Gentin kam punuar edhe herë tjetër, nuk është hera e parë, është hera e tretë që punojmë bashkë. Është i lezetshëm, është shumë i këndshëm. Është një aktor që nuk është vlerësuar aq sa duhet, si aktor është i jashtëzakonshëm. Mendoj se e kanë fokusuar tek humori. Ai ka një diapazon shumë më të gjerë, dhe nuk e kanë marrë për role të tjera. Ai është mbase më i pa eksploruar nga kjo pjesë. Unë jam i kënaqur që e kam përdorur në diçka tjetër, jo në komedi. Këtu është pjesë le të themi e të keqes, e personazheve të sigurimit të shtetit partia etj. Po ka edhe këtë humorin, që ai nuk e lëshon nga dora, por mbrapa ti shikon që nuk ka qëllime të mira.

Megjithëse xhirimet e filmit pritet të nisin në pranverën e 2021-shit, historia dhe kasta e zgjedhur e aktorëve duket se ka tërhequr mjaft vëmendje.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja