Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Korçës Sotiraq Filo prezantoi programin për Kulturën, Trashëgiminë e Turizmin.
"Në katërvjeçarin e ardhshëm do të vazhdojmë me të njëjtën bindje dhe përkushtim për ta kthyer Korçën në modelin e zhvillimit turistik, që jo vetëm mirëmban dhe ripërtërin vlerat e trashegimisë, por edhe që i sjell ato plot jetë në përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve", theksoi Filo në një takim me banorë të këtij qyteti.
Ai renditi disa nga shtyllat kryesore të programit për Kulturën, Trashëgimine dhe Turizmit, ndër të cilat unaza turistike e bashkisë, lidhja me infrastrukturën rrugore e zonave turistike me afërsi gjeografike, mbështetja me grant për ndërtimin e rrjetit të 50 bujtinave tradicionale në qytetin e Korçës dhe zonave turistike si dhe ndërtimi i pistës së skive dhe kompleksit turistik dimëror në Dardhë dhe Voskopojë.
Filo po ashtu veçoi edhe projektet për ndërtimin e Parkut Monumental dhe Religjioz pranë Xhamisë "Iliaz Bej Mirahori" dhe kthimin e tij në atraksion ballkanik, restaurimin e fasadave të ansamblit rreth sheshit të Çezmes së Amzos dhe sheshit të Mitropolisë dhe kthimin e tyre në atraksione turistike.
Gjithashtu, sipas tij, prioritet do të ketë edhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore, ndriçimi dhe rikonstruksioni i monumenteve të kulturës në fshatrat turistikë Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq, ashtu si dhe zgjerimi i hartës së fshatrave turistikë të bashkisë.
Në programin e tij për kulturën trashëgiminë e turizmin Filo përfshin edhe krijimin e programeve të integruara të zhvillimit për të ndërtuar profile të veçanta dhe atraktive. Konkretisht në rrugën e shijes (Boboshticë Drardhë) një rrjet restorantesh, bujtinash që promovojnë gatimet tradicionale të zonës, tregje me produkte bio të zonës, festivale ushimesh tradicionale, në rrugën e Qumështit (Bulgarec - Çiflig), një rrjet fermash të prodhimit dhe përpunimit të nënprodukteve të qumështit dhe përpunimit të mishit dhe zhvillimi i modelit të turizmit të fermave, ndërsa në rrugën e frymëzimit (Mborje - Drenove) rivitalizmin e aksit përgjatë Përroit të Bozdovecit dhe Përroit të Mborjes me gjelbërim, hapësira çlodhëse, shëtitore buzë lumit, ura lidhëse duke krijuar një park frymëzimi mes Mborjes dhe Drenovës.
Investimet në këto zona, si pjesë e programit të zhvillimit, tha Filo, do të realizohen përmes investimeve publike, partneritetit publik-privat dhe skemave të incentivave me taksa të ulta, grante dhe kredi të buta.
Ndër të tjera Filo premtoi ngritjen e rrjetit të Zyrave të Informacionit Turistik në qytet dhe fshatra turistikë, kartën turistike "Korça 360º", ku do të ketë paketa të integruara me çmime të reduktuara për atraksionet turistike dhe muzeumet, etj.
Rikonstruksioni dhe modernizmimi i Teatrit "Andon Z. Çajupi" brenda 300 ditëve të para, ndërtimi i një qendre të re bashkëkohore të librit dhe Galerisë së re të Artit, ndërtimi i Qendrës Kulturore të Artit dhe Kulturës, tek ndërtesa e Prefekturës dhe Këshillit të Qarkut, rikonstruksioni i Shtëpisë Muze të Vangjush Mios,
"Tuneli i Harruar": Muzeu i Komunizmit, brenda tunelit të ish Ministrisë së Punëve të Brendshme, tek parku "Rinia", ngritja e Akademisë së Lartë të Arteve dhe Shkollës së Restaurimit në Korçë, organizimi i festave dhe eventeve të reja që promovojnë traditat, kulinarinë, artizanatin në bashkinë e re, duke shfrytëzuar traditat dhe karakteristikat e fshatrave përreth Korçës, janë disa nga projektet e tjera të prezantuara nga Filo për tu realizuar nëse ai zgjidhet në krye të bashkisë së Korçës. Gjatë prezantimit të programit për Kulturën, Trashëgiminë e Turizmin ishin të pranishëm edhe zv/kryeministri, Niko Peleshi, si dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro/atsh/
/Shqiptarja.com