Financim ndërmarrjeve sociale, Manastirliu: Kusht, punësimi i njerëzve në nevojë

“Ndërmarrjet Sociale do të kenë mbështetjen financiare direkte nga shteti, me kusht që të favorizohen në punësim njerëzit në nevojë”.  Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë shpalljes së aplikimeve për ndërmarrjet sociale, të cilat, pas shumë vitesh premtime, tashmë janë një realitet i prekshëm, në kuadër të politikave të Ministrisë Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Sot jemi këtu me një buxhet të dedikuar që do të financohet menjëherë për ndërmarrjet sociale, për çdo subjekt të interesuar që aplikon pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Qeveria do të financojë 150 milion lekë/vit për mbështetjen e këtyre ndërmarrjeve”, tha Manastirliu.

Duke e vlerësuar si një mekanizëm financiar që jo vetëm punëson grupet në nevojë por edhe i riintegron ata në shoqëri, Manastirliu tha se punësimi nga grupet e pavaforizuara të të paktën 30% të stafit të Ndërmarrjes Sociale do të jetë kusht për përfitimin e financimit nga shteti. Të gjitha Ndërmarrjet Sociale do të kenë prioritet punësimin e tyre dhe ndërveprimin me zyrat e Punës në çdo rajon. 

Këto ndërmarrje do të duhet të riinvestojnë të paktën 20% të të ardhurave nga veprimtaria e vitit të dytë dhe 30 % nga veprimtaria e vitit të tretë të punës së tyre për zgjerimin e aktivitetit të tyre, duke krijuar përsëri vende të reja pune. “Banka Botërore ka konfirmuar se Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon dhe papunësia ka rënë 6%, por mbetet ende shumë për të bërë dhe gjenerimi i vendeve të punës mbetet sfida jonë më e madhe”, tha Manastirliu.

Ndërmarrjet Sociale që do të financohen gjatë vitit 2019 nga shteti do të jenë një mundësi më tepër për të riintegruar përmes punësimit shtresat në nevojë si; gratë, personat me aftësi të kufizuar, personat që dalin nga skema e ndihmës ekonomike apo njerëz në nevojë që janë të përjashtuar nga tregu i punës. 

Aktiviteti i ndërmarrjeve sociale është i natyrës ekonomike për ofrimin në mënyrë të vazhdueshme të mallrave ose shërbimeve nga të cilat realizohen të ardhura dhe me këto të ardhura, do të zgjerohet akoma më shumë aktiviteti i  tyre. Një pjesë e fitimeve duhet të shkojnë për zgjerimin e këtyre ndërmarrjeve, që do të thotë më shumë vende të reja pune për njerëzit në nevojë.  
Për hartimin e paketës së plotë ligjore që mundësoi krijimin e ndërmarrjeve sociale, të cilat tashmë do të financohen nga shteti, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është mbështetur nga UN Women, Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore