ITALI- Më në fund është hapur Muzeu “Nëntëqind” në Firence të cilin italianët mezi e kanë pritur prej vitesh, me 300 vepra futuriste nga vitet ’80-të të Giorgio Chirico dhe Giulio Turcato, në të cilat rrëfehet raporti mes qytetit të periudhës së Rilindjes dhe kohëve moderne.
 
Ishte një kërkesë prej mjaft kohësh nga qytetarët e Firencës të cilët kërkonin të shikonin artin italian në një muze të artit modern të shekullit të fundit.
 
Ky muze konsiderohet si një vend që do t’i japë jetë historisë së heshtur të artit në të cilën është futur Italia gjatë viteve të fundit, të kuptueshme por të padrejtë që nga periudha e Rilindjes. Kjo hapësirë do të jetë më në fund pas gati gjysmë shekulli e hapur për të gjithë qytetarët dhe admiruesit e artit.
 
E vendosur në pjesën qendrore të sheshit “Santa Maria Novella”, në rreth 3 mijë e 500 metra katrorë, muzeu më i ri përmban 15 salla për të ekspozuar punët më të mira nga artistët e shekullit të fundit të Firences.
 
Me një ekspozitë që tërheq koleksionet e pasura civile, duke propozuar 300 vepra me rrotacion, me ndryshime temash, shtigjesh, sugjerimesh.
 
Në lojën multimediale të prezantimit të tyre mbahet gjithnjë një vështrim i dyfishtë, lokal dhe nacional, me fotografi të realitetit të këtij qyteti që ka ditur të largohet me maturi nga limitet e një trashëgimie madhështore.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)