Gjiganti energjitik italian ENI firmos kontratën për kërkim nafte në Dumre, Rama: Ndikim i jashtëzakonshëm në ekonomi (VIDEO)

TIRANE-Qeveria shqiptare dhe kompania italiane ENI kanë firmosur sot marrëveshjen për kërkim hidrokarburesh në bllokun e Dumresë. Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me përfaqësuesin e kompanisë italiane, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama me ambasadorin Cutillo. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kjo është kontrata më e mirë dhe më e favorshme e firmosur për Shqipërinë, që do të sjellë shumë të ardhura, vlera dhe eksperiencë.

"Është një moment shumë i rëndësishëm për vendin tonë, për sektorin e hidrokarbureve dhe për të ardhmen e ekonomisë së vendit tonë momenti që sot na ka sjellë në nënshkrimin e një marrëveshjeje me kompaninë e mirënjohur italiane ENI. Është vazhdim i një historie të nisur shumë kohë më parë, sepse, qysh në vitin 1903, kur ne ishim ende pjesë e perandorisë otomane, ishin inxhinierët italianë ata që erdhën të parët për të filluar të krijonin një opinion lidhur me nëntokën tonë dhe eksplorimet vazhduan më pas në vitin 1918 me shpimin e parë të një pusi në Drashovicë të Vlorës dhe ishte po meritë e miqve tanë italianë, në atë kohë e një kompanie italiane, “Azienda Italiana Petroli Albanesi” (AIPA), që, për herë të parë, u krijua si kompani e mirëfilltë dhe e strukturuar për të nxjerrë dhe për të përpunuar naftë.

Nga viti 1928, kur u realizuan shpimet e para në Kuçovë dhe deri në fund të vitit 1944, kur italianët u larguan përfundimisht nga vendi ynë, AIPA kreu me mijëra shpime dhe prodhimi ynë i naftës arriti në 950 mijë ton. Megjithatë, raporti ynë historik me naftën është disi i komplikuar edhe për shkaqe, në radhë të parë, politike dhe historike. Thuhet se, kur Victor Emmanuel u prezantua me idenë e pushtimit të Shqipërisë në ’39, ngriti pyetjen: “Çfarë dreqin i duhen mbretërisë italiane 28 mijë kilometra katrorë shkëmb matanë detit?” Dhe përgjigja e Kontit Ciano ishte se, “ata shkëmbinj mund të plotësonin 100% të nevojës italiane për krom, 30% të nevojës për naftë dhe me pak investime mund të mbulonin gjithë nevojën italiane për hekur”.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

Historia më pas dihet si vijoi në periudhën e mbylljes së një kontradikte që e pengoi zhvillimin normal të sektorit mes një përpjekjeje për të rritur burimet njerëzore brenda vendit dhe për hir të të vërtetës, u krijuan burime njerëzore të një niveli shumë të lartë dhe mbylljes totale të vendit në raport me botën, çka kufizoi maksimalisht kapacitetet zhvilluese edhe teknologjike të vendit. Megjithatë, në momentin e parë pas rënies së diktaturës ka një shkrim në gazetën “La Republika”, në shtator të ’91 që titullohet “ENI birëson Shqipërinë”.

Në atë shkrim flitet për një eksplorim në një perimetër prej 30 mijë kilometrash katrorë në detin shqiptar, por, në fakt, u deshën 30 vjet që ne sot të kemi, jo vetëm një kontratë me ENI-n, jo vetëm një kontratë që nga pikëpamja e vlerës së vet ekonomike për shtetin shqiptar dhe për qytetarët shqiptarë është kontrata më e mirë dhe më e favorshme që është nënshkruar dhe për këtë unë dua t’i falënderoj me gjithë zemër miqtë italianë që vërtetë janë treguar shumë të hapur dhe shumë konstruktivë ndaj kërkesës sonë për të pasur një kontratë që të ketë një përfitim të drejtpërdrejtë më të madh sesa në kontratat e mëparshme për shtetin dhe një përfitim shumë të mirëstrukturuar në aspektet kohore, por, përtej kësaj, për të pasur edhe një partner, që, jo thjesht do të eksplorojë dhe do të zbulojë naftë në Shqipëri, por do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore dhe çka kemi biseduar ka qenë edhe përfshirja e ENI-t në kuadrin e kornizës së Paktit për Universitetin në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve për të hapur mundësi për trajnime, për master dhe kështu me radhë.

Më vjen shumë mirë, që, sot ne e firmosëm këtë kontratë edhe pse përkoi me një moment shumë të vështirë, por ishte një këmbëngulje e madhe nga ana e ministres dhe nga ana e skuadrës që u mor me negocimin e kontratës për t’i sjellë miqtë italianë përpara Vitit të Ri, sepse ky ishte dhe objektivi, që, brenda vitit ne të mbyllnim këtë kontratë dhe pastaj të vazhdonte puna me eksplorimet. Sipas të gjitha studimeve, Blloku i Dumresë, ku do fillojë eksplorimi, ka një rezervë të pritshme të konsiderueshme, ashtu sikundër, zbulimi i bërë në Shpirag është një arsye më shumë dhe një nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet. Më vjen po ashtu shumë mirë të theksoj se bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj direkt në Shqipëri të një kompanie gjigande me të ardhura më të mëdha sesa gjithë Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar i Shqipërisë e cila vendos një flamur me shumë peshë në hartën e investimeve të huaja në Shqipëri dhe përtej vlerës monetare dhe ekonomike do të sjellë në vendin tonë vlerën e madhe të dijes edhe vlerën e madhe të një bashkëpunimi që do të rrisë cilësisht të gjithë hapësirën që mbulon ky sektor.

Në mbyllje, besoj se e kam dhe lejen e miqve tanë edhe të drejtuesit të kompanisë për të thënë se, më vjen shumë mirë, që, nga ana e kompanisë kemi marrë një përgëzim për shpejtësinë dhe për efikasitetin në procesin e përpunimit dhe të firmosjes së kontratës. Më vjen shumë mirë, që, kemi dhënë një shembull konkret të dallimit të madh mes atij që është perceptimi, kur flitet për të bërë investime të huaja dhe për të firmosur kontrata në Shqipëri dhe atij që është realiteti, kështu që, në një proces të filluar në gjysmën e dytë të vitit, jemi sot këtu për të konkluduar me një kontratë që në këndvështrimin tonë është një kontratë jashtëzakonisht solide dhe me një përfitim të rëndësishëm të pritshëm për shtetin, për shoqërinë, për ekonominë tonë. Zbulimet e bëra deri tani dhe zbulimi i pritshëm nga ana e kompanisë italiane, sigurisht që do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit në vitet që vijnë, por ajo që sot është e rëndësishme është që të fillojmë menjëherë nga puna pas nënshkrimit të kontratës.

Falënderoj shumë të gjithë miqtë italianë që janë këtu të pranishëm për të gjithë impenjimin, për të gjithë gatishmërinë për të nënshkruar një kontratë kaq të favorshme për ne dhe njëkohësisht jam i bindur që përderisa kanë qenë kaq bujarë në raport me kërkesat tona, janë të sigurtë që do gjejnë më shumë naftë, kështu që edhe përftimi do të jetë plotësisht i merituar edhe për ta" tha Rama gjatë fjalës së tij në Kryeministri. 

Ministrja Balluku u shpreh se sot investimet në fushën e hidrokarbureve shkojnë në 1.5 miliardë dollarë dhe se kompania ENI do të kontribuojë ndjeshëm për të rritur më tej këtë vlerë. Gjiganti energjitik italian, ENI radhitet ndër kompanitë më të mëdha industriale të botës, dhe ka zhvilluar aktivitet në shumë vende. Ndërkohë në Shqipëri operon dhe ushtron aktivitetin në shpimet edhe kompania e njohur SHELL, e cila kryen kërkime nafte në Berat, në Shpirag.

Momenti i firmosjes së kontratës me kompaninë italiane

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ironik: 21/12/2019 08:50

    Dmth dumreja qe te pakten dihet qe perbehet nga sh liqene karstike dhe bukuri natyrore do kthehet ne objekt cpimi per nafte duke shkaktuar sigurisht termete te vegjel sic ndodh ne fier. Nejse ketu eshte si Zanzibari vend vkars. Se kemo luksin te shijome bukurite e ketij vendi por ti shkaterrojme per pak buke dhe pak vjedhje. O zot sa trishtim...pse???

    Përgjigju
  • Tani: 20/12/2019 12:54

    Vetem Italia na ka zhvilluar dhe mund te na ndihmoje per tu zhvilluar.

    Përgjigju
  • redi: 20/12/2019 10:51

    Ky eshte nje lajm shume i madh, per aresye se lidhja e kontrates me ENIin tregon se cfare zhvillimi do kete pasuria me e madhe Shqiptareve sic eshte nafta .SHELL dhe ENI jane garanci per sukses te pa diskutueshem.Lidhja e kontrates me SHELLi qe ndahet fitimi qe ne fucine e pare 50% me 50%, duhet te jete dhe me ENIin.Kontrata me Bankersin duhet te jete objekt hetimi nga SPAKU si dhe te dalin pergjegjesit qe firmosen ne vjedhjen pasurise kombetare ashtu si dhe kontrata privatizimit te ARMOs dhe Albpetrolit . Ne sektorin e naftes jane vjedh miliona dollar nga k9ntrata ne dem te shtetit.

    Përgjigju
    • Ardjan: 20/12/2019 12:56

      Lajm i keq! E gjithê dumreja do shkatêrrohet si fshatrat e fjerit dhe rezultati zero! Sepse kompania do të dalē me "humbje"dhe sigurisht do marrē rimbursim nga taksat e popullit, dhe pasi tê ketë gllabërur dhe pikën e fundit të naftës do largohet dmth.do na bëjë naftēn!

    • Nafta: 20/12/2019 11:13

      Nuk esht vjedh ne dem Te shtetit Por esht vjedh nga shteti ne kurriz Te popullit. Apo qe deshe

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë