LIBRAZHD - Firmosi në emër te babait që kishte vdekur, arrestohet Abdyl Bahiti së bashku me dy zyrtarë të Hipotekës në Librazhd. Bëhet fjalë për një firmë të hedhur nga Bahiti tre vite më parë kur ka aplikuar pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ndarjen e pronës, por ka firmosur në emër të babait të tij i cili sipas certifikatës së vdekjes ka ndërruar jetë që në vitin 1998.
Bashkë me të janë arrestuar edhe Sali Terziu me detyrë ish-hatograf dhe Jonuz Bardhoshi topograf. Ata akuzohen se kanë bërë të mundur falsifikimin e dokumenteve për ndarjen e pronës. Mbi dy zyrtarët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës ndërsa Abdyl Bahiti akuzohet se ka falsifikuar firmën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com