Finalja e shumëpritur e Kupës së Botës Brazil 2014, që mbajti në tension gjithë botë për një muaj rresht, u festua me entusiazëm dhe fishekzjarre në qytetin e Rio de Janeiros me fitoren 1-0 të Gjermanisë kundër Argjentinës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Maracanës mbajti në peshë të gjithë tifozët në çdo cep të botës dhe mbyllja e eventit më të rëndësishëm të sportit, u prit me festime të shumta.
Fishekzjarret shumëngjyrëshe mbuluan qiellin brazilian pas ngritjes së trofeut të katërt të Kupës së Botës nga Gjermania, e cila e arriti fitoren e saj me anë të golit të Goetze vetëm 7 minuta para se të mbaronte koha shtesë e ndeshjes, e cila ishte një betejë e vertetë sulmesh dhe kundër sulmesh me skuadrën e Argjentinës.
Festime të shumta u panë dhe në Gjermani ku tifozët e panumërt mbushën rrugët e Berlinit me paradën tradicionale të makinave me bori, muzikë dhe valëvitjen e flamurit kombëtar. Trofeu i këtij botërori shënoi kupën e parë të fituar pas 24 vjetësh nga gjermania, e cila ka qenë gjithnjë një pretendente e fortë e finales por nuk kishte mundur ta ngrinte atë si Kampione e Botës.
Marrja e Kupës në Brazil e shënon Gjermaninë dhe si skuadrën e parë Europiane që e ka fituar këtë kupë në një turne të organizuar në Amerikë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO