Fiter Bajrami, artistët shqiptarë
urojnë për paqe dhe dashuri

Fiter Bajrami, artistët shqiptarë<br />urojnë për paqe dhe dashuri
Artistët shqiptarë nuk kanë harruar të kujtojnë  dhe të urojnë sot festën e Fiter Bajramit për besimtarët mysliman.

Përmes fotove, shkrimeve në rrjetet sociale në Instagram dhe Facebook, ata njëzëri kanë uruar për më tepër paqe dhe begati gjatë kësaj dite, e cila shënon edhe fundit e agjërimit një mujor.

Këngëtarja Rosela Gjylbegu shkruan në statusin e saj në Facebook se kjo festë shënon thellimin e respektit, tolerancës miqësisë dhe dashurisë. “Kjo Festë e Madhe, le të jetë shkëndija që thellon respektin, tolerancën, miqësinë dhe dashurinë që kemi për njeri tjetrin dhe të na shërbejë të gjithëve për të ushtruar sa më shumë ndjenjën e solidaritetit me njeri tjetrin, pa harruar që të jemi sa më njerezor me ata që kanë nevojë për ne.”-shkruan Gjylbegu. 



Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur të urojë besimatarët përmes një fotoje ku vetë ajo shfaqet me shami.



Personazhe të tjerë të njohur që kanë uruar gjatë kësaj feste janë Albana Osmani, reperi Cozman, këngëtarja Vesa Luma, këngëtarja Dafina Zeqiri  etj.






 
 

Luana ju pershendet me ket video per #Bajram

Posted by Interesante on Friday, July 17, 2015


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/5
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025