Doli fitimtar në betejën me COVID-19,mjeku reanimator Roland Xhaxho rrëfen ditët e para kur rezultoi pozitiv e deri në shërimin nga koronavirusi. Në një lidhje Skype në Report TV, në emisionin ’Repolitix’ për profesor Xhaxhon shenja klinike që e shqetësoi më shumë ishte temperatura e lartë, mbi 38 gradë celsius. Prof. Xhaxho beson se në Shqipëri do të kemi raste COVIDI, por jo goditje me një numër shumë të madh pacientësh në njësinë e kohës.
’’Ndjehem më mirë çdo ditë që kalon. Riaftësohem dhe ndjehem më mirë fizikisht. Karakteristikë e kësaj sëmundje ishte sepse kjo lë një adinami dhe astemi muskulare si dhe rënie në peshë e cila kërkon kohën e vet të rehabilitimit të të gjithë forcës fizike dhe muskulare të organizmit. Sëmundja shfaqet në forma të ndryshme. Ajo që sot pjesa më e madha e pacientëve që paraqesin është temperatura është ajo që nuk dominohet me ato që përdoren deri tani as me antibiotikët që përdorim sot. Nuk dominohet me antibiotikët që qarkullojnë. Periudha e temperaturës vazhdon një javë e me shumë, prandaj është kjo periudhë që duhet dominuar dhe kjo është arsyeja që pjesa më e madhe e pacientëve duhet të shtrohen në spital. Në mënyrë që të fillojnë terapinë antibakteriale, duke qenë me temperaturë të lartë bien forcat imune duke qenë një virus që komprometon direkt sistemin imun krijon teren për zhvillimin mikrobiale në pulmona, që janë organi kryesor I oksigjenimit dhe duke mos pasur oksigjen në organizëm, çrregullohen të gjitha aspektet. Kjo është faza e parë që e mund pacientin dhe e detyron të shkojë në spital. Pacientët që shfaqin temperaturë duhet të jenë nën kontrollin e mjekëve. Mbi 38 është kur bën dy tre episode qoftë edhe një herë në ditë dhe kjo shoqërohet me djersitje të madhe, kollë dhe probleme në frymëmarrje ky është preludi që pacienti duhet të ndiqet nga mjekët, pasi në të kundërt përfundon në intoksim në shtëpi dhe paraqiten në spital me gjendje cianoze, të rëndë duke kaluar në intubim. Pacienti nuk duhet të arrijë në këtë pikë. Ndjesia kësaj radhe duke qene i shëndoshë, pa sëmundje të tjera ishte ndjesia e temperaturës që pata disa ditë më bëri të dyshoja, dhe ajo që më shqetësoi tek unë u shfaqën probleme të humbjes komplet së shijes dhe mungesa për ushqim. Këto në ditët e para. Nga kapja e polmonit nga temperatura filloi dhe çrregullime të trurit që u shfaqën në formën e një euforie apo dëshire për të dëgjuar muzikë me zë të lartë. Unë jetoja në një ambient, kur gjithë personeli mjekësor dhe këtu duke falenderuar Prof. Najadën, Prof. Kalon dhe Prof. Piperon të gjithë mjekët që më qëndruan tek koka, ata vinin dhe unë kërkoja muzikë më zë të lartë. Unë në përgjithësi jam fans i muzikës së lehtë dhe popullore, asaj greke. Jo melankolike. Tani jam normal, kam vetëm asteminë muskulare që kërkon ditët e veta për tu rikthyer’’.
Për Prof. Xhaxhon në Shqipëri pacientë që mund të jenë të lidhur drejtpërdrejtë me Covid-19 do të jenë në një numër të vogël.
’’Situatën e kam parë reale pasi duke qenë pjesë e grupit të task forcës të ministrisë së miorganizmit nga qeveria që u kombinuan masat për të mos patur bum të të sëmurëve. Unë kam parashikuar që në Shqipëri do të kemi raste COVIDI, por jo goditje me një numër shumë të madh pacientësh në njësinë e kohës. Dhe kështu ndodhi. Ditën e parë intensiteti ishte më i lartë i pacientë që patën nevojë për intubim, dhe më pas rastet ishin stabël. Sistemi ynë me masat që ka marrë qeveria duke vendosur në efiçencë të gjitha potencialet u arrit të dominohej situata shumë mirë. Por Covid të mirëfilltë nuk do të ketë. Numri i pacientëve që mund të jenë të lidhur vetëm më Covidin mendoj do të jetë i vogël. Mund të kemi rastet kur bëhet fjalë për pacientët me patologji të tjera që favorizojnë terren për zhvillimin e virusit si pacientë pulmonarë, ata që pinë drogë, alkoolistë, duhanpirës, ata që pinë dy tre paketa në ditë. Me t'u shfaqur shenja të vështirësisë pulmonare duhet të shkoj menjëherë në spital’’.
Situata post koronavirus është e vështirë. Për mjekun Xhaxho që e kaloi mbi shpinë dhe frikës se mund të preket sërish ai i përgjigjet.
’’Virusi duke qenë agresiv dhe prek duke u përqendruar kryesisht në bazat e gjakut, ai ka probabilitet të instalohet në gjitha bazat e organizmit. Perfshirë trurin, zemrën veshkat dhe sistemin kardivaskular. Pas periudhës akute duhet të kemi kujdes për një kohë të gjatë. Intoksikimi dhe pasojat që jep pas kapjes së bazave te tjera një person që ka kaluar këtë mund të shfaqë problem koronaroakut më pas edhe nëse nuk i ka pasur më parë. Apo probleme me veshkat. Duhet të bëjnë patjetër 1 herë në javë kontroll. Mund të shfaqen komplikacione që mund të rimendojmë se mund të kemi një kontaminim nga një virus tjetër’’.
Mjeku Xhaxho jep shembullin e vet mbi rëndësinë e ruajtjes së distancës sociale.
’’Unë e kam thënë që krahas masave të qeverisë unë kam qenë partizan të ruhet brezi i vjetër, por të rinjtë të kenë një aktivitet normal. Të ruajmë distancën sociale. Unë jam i pari që jam larguar nga shtëpia prej 6 javësh. Jam larguar për të ruajtur prindërit’’