Fiton Chelsea, ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Fiton Chelsea, ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Lojtarët e Chelsea duke festuar

Chelsea ka fituar 2-0 ndaj Southempton në “Wembley” dhe do të luajë kundër Manchester United në finalen e “FA Cup”, Kupa e Anglisë, veprimtaria më e vjetër e planetit (u luajt për herë të parë në vitin 1871).

Në një ndeshje të dominuar nga “blutë”, episodi vendimtar ndodhi në minutën e parë të pjesës së dytë, kur Olivier Giroud shënoi një gol shumë të bukur…

Sulmuesi francez, i aktivizuar si titullar nga Conte në vend të Morata, mori një pasim nga Hazard dhe pasi dribloi tre kundërshtarë në një zonë shumë të ngushtë, tundi rrjetën duke firmosur golin e parë për londinezët.

Dhjetë minuta para fundit, Conte zëvendësoi Giroud me Morata dhe vetëm dy minuta më vonë, spanjolli realizoi golin e dytë për “blutë”, duke mbyllur llogaritë.

Chelsea, që renditet në vendin e pestë në Premier League, ka mundësinë ta mbyllë sezonin duke fituar një trofe.

“Blutë” do të luajnë për herë të 13-të në finalen e Kupës së Anglisë, veprimtari të cilën e kanë fituar shtatë herë, për herë të fundit në vitin 2012.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore