Fitore fantastike e Miami Heat dhe LA Lakers, skuadrat thellojnë avantazhin në NBA

Fitore fantastike e Miami Heat dhe LA Lakers, skuadrat thellojnë avantazhin në NBA

Los Angeles Lakers – Memphis Grizzlies

NBA ka zhvilluar duelet e katërta në sfidat Los Angeles Lakers – Memphis Grizzlies dhe Miami Heat – Milwaukee Bucks. Lakers morën fitoren e tretë në katër duele ndaj Grizzlies dhe shkuan në epërsi 3-1, pasi triumfuan pas kohës shtesë me rezultat 117-111.

Austin Reaves ka qenë më i miri në këtë ndeshje me 23 pikë, i ndjekur nga LeBron James me 22 të tjera dhe 20 kërcime. D’Angelo Russell gjithashtu pati paraqitje të mirë me 15 pikë të tjera. Lakers tani udhëheq me seri 3-1, teksa i duhet edhe një fitore për të kaluar në raundin tjetër.

Fitore ka shënuar edhe Miami Heat që ka mposhtur Milëaukee Bucks me rezultatin 119-114. Ashtu si Lakers, edhe Heat tani kanë epërsi 3-1 pas katër ndeshjeve të para. Më i miri në këtë duel për Miami Heat ishte Jimmy Butler me 56 pikë e nëntë kërcime.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kosova jashtë agjendës së takimit të KE, Hasani: Mundësi e humbur

Kosova jashtë agjendës së takimit të KE, Hasani: Mundësi e humbur