Kombëtarja shqiptare është ngjitur me tre pozicione në renditjen e FIFA-s pas ndeshjeve në muajin shtator. Kuqezinjtë në këtë muaj humbën fillimisht me Poloninë, por më pas fitorja me Hungarinë dhe San Marinon ka bërë që kuqezinjtë të pozicionohen në vendin e 66, ndryshe nga gushti kur ishin të 69.
Për kuqezinjtë sfidat e radhës do të jenë me Hungarinë dhe Poloninë, me 9 dhe 12 tetor. Përsa i përket kryesues së renditjes së FIFA-s vijon të jetë Belgjika, e ndjekur nga Brazili, ndërsa nga podiumi ka zbritur Francë që është zëvendësuar me Anglinë.