Speciale/ Shtatori, muaji i Kombëtares! Protagonistët dhe tifozët besojnë për ëndrrën Botëror

Me datë 2 shtator kuqezinjtë duhet të ishin në Varshavë për t’u përballur me Poloninë dhe me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv, që mund ta mbante kombëtaren në lojë për kualifikimin e mundshëm. Padiskutim që vendi i parë duket i padiskutueshëm, pasi asnjë skuadër në grup nuk pretendon t’ia rrëmbejë Anglisë. Për këtë arsye sfida në Varshavë nisi me ashpërsi nga kuqezinjtë, që u ndëshkuan shpejt nga Leëvandoski. Goli i Cikalleshit që barazoi në pjesën e parë ktheu shpresën për pikë, por para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes Polonia u rikthyer në avantazh po me kokë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë do të pësonin edhe dy gola të tjerë, duke u mposhtur me shifrat 4-1 pavarësisht se Polonia goditi 6 herë portën, ndërsa Shqipëria 12 herë.

Në dukje kjo disfatë do ta bënte të zymtë edhe përballjen tjetër pas 3 ditëve me Hungarinë në Elbasan. Por ditën e ndeshjes gjithçka ishte ndryshe.

Qindra tifozë dalloheshin në radhë për të blerë bileta. Nëse shumëkush mund të mendonte se nuk do të vinin për shkak të humbjes me Poloninë, malli për të parë djemtë kuqezi ishte i madh, sidomos pas 1 viti e 8 muajsh që ishte e ndaluar nga pandemia.

Sfida në Elbasan Arena kundër Hungarisë, me datë 5 shtator, nisi furishëm nga të besuarit e Edi Rejas. Kuqezinjtë me radhë humbën disa raste të pastra, por për të vënë duart në kokë ishin ai i Kumbullës dhe Bekim Balajt. Gjithsesi ndryshe nga çdo herë tjetër Shqipërisë do të merrte 3 pikët në minutat e fundit. Armando Broja i cili hyri si zëvendësues dhe që ndeshjen e parë u dërgua në tribunë për arsye disiplinore, realizoi me një goditje potente në minutën e 87 për të marrë 3 pikët. Në përfundim të sfidës trajneri Reja do të deklaronte se ‘jemi gjallë’. Çdo rezultat tjetër në këtë sfidë përveç fitores nuk do t’i lejonte kuqezinjtë të ëndërronin për Botëror.

Pas përfundimit të ndeshjes atë që ishin më të lumtur padiskutim që ishin tifozët. Kthimi në stadium pas një periudhe gati 2-vjeçare i zgjoi edhe ëndrrën për kompeticion tjetër madhor që këtë herë është Botërori. Madje kishte edhe nga ata që i sugjeronin formacionin trajnerit Reja.

Fitoren kundër Hungarisë do ta pasonte sfida me San Marinon e vendit të parafundit në renditjen e FIFA-s. Edhe pse trajneri Edy Reja e cilësoi si shumë të vështirë në fund kuqezinjtë e fituan me shifrat e thella 5-0. Më shumë se për golat kombëtarja bindi në lojë, por edhe transmetonte optimizëm dhe grup të bashkuar. Autorët e golave në ‘Elbasan Arena’ kundër San Marinos ishin Manaj, Laçi, Broja, Hysaj dhe Uzuni.

Fitorja kundër San Marinos i dha kombëtares vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit. Pavarësisht se renditja flet kuqezi, kualifikimi në botëror do të jetë tejet i vështirë. Në tetor kombëtaren e presin sfidat direkte me Poloninë në Tiranën dhe me Hungarinë në transfertë. Për t’ia dalë duhet që kuqezinjtë t’i fitojnë të dy sfidat për të mos e lënë fatin e tyre në dorën e të tjerëve. Kjo edhe për faktin se nëntor fillimisht kuqezinjtë përballen me Anglinë në Ëembley dhe më pas mbyllin kualifikueset kundër Andorës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut