Fitorja e Trump,reagimet e showbizit
E tmerrshme, racizmi është pranë

Fitorja e Trump,reagimet e showbizit<br />E tmerrshme, racizmi është pranë
Një pjesë e mirë e personazheve botërorë kanë mbështetur kandidaten demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton. 

Por pas humbjes së saj, ata kanë shprehur ditën e sotme zhgënjimin që kanë pësuar. Ja disa prej statuseve të tyre në rrjetet sociale.

Ariana Grande: “Kjo është gjëja më e tmerrshme”.

Ellen DeGeneres: “Hillary Clinton, sido që kjo natë të përfundojë, unë jam shumë krenare dhe me fat që kam një mike si ti”.

Kristen Bell: “A ka ndonjë tjetër që do të largohet nga vendi pas kësaj?”

Demi Lovato: “Ku është zana çudibërëse kur kemi nevojë për të?”

Zoe Saldana: “Realisht që kjo është e tmerrshme. Racizmi është shumë pranë, shumë, shumë pranë”.

Khloe Kardashian: “Nuk duhej të ishte kështu”.

James Corden: “Kjo është ndjesia e Brexit”.

Ndërkohë që edhe aktivistë të tjerë, që janë ose jo pjesë e shoëwiz-it, por që megjithatë kanë një influencë të madhe në botën mediatike amerikane, kanë shprehur habinë e tyre për rezultatin e zgjedhjeve.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital