VIDEO/ Fitoi zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Do punoj për qytetarët, kundër abuzimeve e korrupsionit

Himarë- Ligjërimi i mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe certifikimi nga Gjykata e Vlorës javën e kaluar, i kanë hapur rrugën edhe betimit të kryebashkiakut të ri të Himarës, socialistit Vangjel Tavo.

Mbledhja u mbajt sot në Këshillin Bashkiak të Himarës, në ambientet e institucionit, ku u ndoqën procedurat protokollare për të zgjedhurit vendorë dhe Tavo u betua para anëtarëve mbi Kushtetutë. Mbledhja është mbajtur në orën 10:00.

Në fjalën e tij ndër të tjera, menjëherë pas betimit, Tavo u shpreh:

“Dyert e Bashkisë do jenë të mbyllura për abuzimet, korrupsionin dhe paligjshmëritë dhe të hapura për bashkëpunimin me të gjitha palët. Do përkushtohem për zhvillimin e Himarës dhe do i ushtroj të gjitha aftësitë e mia për këtë qëllim”.

Pas kësaj procedure ai mori edhe zyrtarisht detyrën e re , teksa ulet në postin që la pas ndërprerjes së mandatit nga Fredi Beleri, i cili u dënua me 2 vite burgim me formë të prerë të GJKKO-së, për korrupsion zgjedhor.

Para godinës së Bashkisë Himarë ishin mbledhur prej mëngjesit të sotëm përfaqësuesit e këshillit nga të gjitha palët politike, që ndoqën më tej edhe ceremoninë e betimit.

Më 12 shtator KQZ certifikoi mandatin e Vangjel Tavos si kryebashkiak në Himarë. Tavo do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.

Tavo vitoi me diferencë rreth 1500 votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e parakohëshme lokale u mbajtën më 4 Gusht.

ipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të votave të 36 qendrave të votimit Vangjel Tavo mori 5022 vota (58,62%) kundrejt 3545 votave (41,38%) të Petro Gjikuria, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale zoti Tavo vlerësoi votën e zgjedhësve dhe ftoi rivalin e tij të pranojë detyrën e nënkryetarit të bashkisë.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok