'Fitorja jonë në 2025 përfundimtare', Rama nga Londra: Të shpëtojnë opozitën nga pengmarrësit e diskretituar nga historia

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga takimi me shqiptarë në Londër, ka kërkuar votën e tyre. Ai tha se opozita duhet që të lirohet nga pengmarrësit.

'Nëse ju shqiptarët e botës së lirë do të merrni pjesë masivisht në zgjedhje, për Shqipërinë 2030 në BE, përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare, por përfundimtare, pa kthim pas për progresin dhe shtetbërjen . Fitorja jonë nuk duhet dhe nuk do të jetë fitorja e radhës së një partie ndaj të tjerave por triumfi i një vizioni për botën, i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit. Ju ju qëllojnë të jeni pranë e njëri të ketë socialist e tjetri demokrat, por nuk i suleni në fyt njeri-tjetrit por i jepni dorën dhe mbështesnin.  Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga historia”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë