Fizioterapisti për Report TV: Shifrat e të prekurve me skoliozë shqetësuese! Ja mënyrat si prindërit mund të dallojnë me sy të lirë nëse fëmija e tyre vuan nga kjo sëmundje

TIRANËSkolioza po shndërrohet në një problem shqetësues për shëndetin e njeriut, kryesisht të moshat e reja. Fizioterapisti Kleton Kadillari në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se grup-moshat më të prekura janë ato nga 8 deri në 13 vjeç, teksa situata bëhet më alarmante kur thotë se për fat të keq ka pasur raste kur kjo sëmundje e shtrembërimit të shtyllës kurrizore ka ardhur edhe te moshat 3 apo 6 vjeç.

“Mosha 8-13 është më e prekura, mirëpo sipas studimeve të viteve të fundit ka dhe fëmijë 3-6 vjeç, dhe kjo është një shifër shqetësuese”, tha Kadillari. 

Ai ka sqaruar edhe mënyrat se si një prind mund ta dallojë me sy të lirë nëse fëmija i tij ka një formë të gradës së avancuar të skoliozës.

“Në fazën fillestare është pak e vështirë, se duhet bërë një konsultë, por nëse skolioza ka avancuar mund të dallojmë që njëra shpatull është më poshtë se tjetra, dhe një disnivel të kockave të legenit, ku njëra anë është më lartë se tjetra. Këto janë shenjat kryesore, dhe mund të bëjnë edhe një test tjetër, me këmbën drejt dhe krahët e varura dhe ku të shihet që njëra anë është pak më e varur se tjera”, shtoi fizioteraposti.

Për fëmijët që janë të diagnostiuar me këtë sëmundje, Kadillari ka treguar për Report Tv disa ushtrime që mund të bëhen në kushte shtëpie, pa kosto dhe asnjë mundim. Ai listoi se mbajtja e çantave të rënda, mënyra e qëndrimit, por edhe kalimi i një kohe të gjatë përpara celularit janë ndër shkaktarët kryesor që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje.

“E mira është të bëjnë ushtrime akrobacie, që mund të bëhen në kushte shtëpie, të shoqëruara me frymëmarrje dhe streçing, që të ruhet fleksibiliteti i muskujve që të ndikojë në lehtësimin e simptomave, megjithatë rastet janë të veçanta”, deklaroi në Report Tv fizioterapisti.

Nisur nga fakti se me kalimin e viteve kjo sëmundje bëhet e vështirë për t’u kuruar, ai ka pasur një mesazh shumë të rëndësishëm për prindërit.

“Duhet të bëjnë kontrolle të paktën 1 herë në vit, idealja për të parandaluar devijimet e kolonës”, tha ai.

Fizioterapisti sugjeroi që fëmijët të aktivizohen në aktivitete të ndryshme fëmijëve të tyre për të mos u prekur nga “sëmundja e kohërave modern”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës