Ulet mosha mesatare e fëmijëve të prekur nga skolioza! Fizioterapisti: Ndikon teknologjia dhe çantat e shkollës

Qëndrimi i gabuar në bankat e shkollës, çanta e rëndë mbi kurriz apo qëndrimi për një kohë të gjatë në telefon kanë shtuar ndjeshëm rastet e skoliozës tek fëmijët. Kjo është grafia e shtyllës kurrizore të 13-vjeçari. Fizioterapisti Kleton Kadillari tregon se nga ekzaminimi dhe matjet e bëra, pacienti ka rezultuar me devijime posturale, të cilat fatmirësisht mund të riparohen.

“Në mosha të tilla rezultatet janë gjithmonë shumë të mira. Një rast shumë i rrallë kur pacienti ka sëmundje shoqëruese, fizioterapia mund të mos ketë efekt, por deri në moshën 15-16 vjeç  pacientët reagojnë shumë mirë ndaj fizioterapisë duke qenë se dhe shtylla kurrizore është më elastike dhe na jep mundësinë të punojmë më shumë me të. Kam përshtypjen se ndikon shumë dhe teknologjia dhe abuzimi me përdorimin e aparateve celular.”

Një pjesë e mirë e fëmijëve që frekuentojnë shkollat ankohen për peshën e çantave  të shkollës, pavarësisht se në të shumtën e rasteve kanë dhe ndihmën e prindërve dhe gjyshërve që i presin tek porta.

“Në mëngjes çantën ma mban babi gjithmonë. Sot e kam çantën e rëndë. Kam 4 libra dhe fletore.”

“E kam njëçik të rëndë çantën.”

“Më dhembin shpatullat. E kam të rëndë.”

Por të pakët janë ata që u kryejnë fëmijët ekzaminimet e posaçme për këto simptoma.

“E shoqëroj mbesën gjithmonë. Nuk e lë vetëm asnjë minutë. Ia kam bërë të gjitha vizitat dhe te mjekët më të mirë.”

Bazuar në ekzaminimet e mbi 1200 fëmijëve të moshave 6-15 vjeç në Tiranë, 45% e tyre rezultuan me devijime postulare.

“45% e fëmijëve pjesë e studimit kanë patur devijime posturale. Mund të përmendim disbalancën e supeve,disbalancën e shpatullave kur njëra shpatull është më poshtë se tjetra, si dhe ndryshime të structures apo kockave të legenit ku njëra anë është më e ngritur se tjetra. 35% raste kanë rezultuar me devijime të lehta dhe të rënda të postures kurrizore. Kemi hasur dhe fëmijë të moshë 6-7 vjeç të prkur nga skolioza. Në 7 fëmijë të prekur nga skolioza 6 janë femra, 1 mashkull. “

Specialistët sugjerojnë kontrolle të paktën një herë në 6 muaj, pasi nëse kalon mosha e pjekurisë muskulare devijimet e shtyllës kurrizore bëhen të pariparueshme.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion